Luksin apo të bukurën dhe të mirën e Festave në social media?

Luksin apo të bukurën dhe të mirën e Festave në social media?

“Ka një kohë për të lindur e një kohë për të vdekur, një kohë për të mbjellë e një kohë për të korrur. Një kohë për të vrarë e një kohë për të shëruar, një kohë për të shkatërruar e një kohë për të ndërtuar. Një kohë për të qarë e një kohë për të qeshur, një kohë për të rënkuar dhe një kohë për të vallëzuar. Një kohë për të qëlluar me gurë dhe një kohë për t’u mbrojtur, një kohë për të përqafuar dhe një kohë për të qëndruar larg. Një kohë për të kërkuar dhe një kohë për të humbur, një kohë për të ruajtur dhe një kohë për të flakur. Një kohë për të grisur dhe një kohë për të qepur, një kohë për të heshtur dhe një kohë për të folur. Një kohë për të dashuruar dhe një kohë për të urryer, një kohë për luftë e një kohë për paqe”.

Bibla dhe tekste të tjera të shenjta që njerëzimi i ka në bazë të esencës së qytetërimit dhe zhvillimit, (pavarësisht përkthimeve dhe kuptimeve nga një gjuhë në një tjetër, nga një vend në një tjetër) mësojnë ekuilibrin dhe harmoninë e gjërave. Mes të kundërtave qëndron gjithçka dhe askush nuk shpëton nga cikli i të mirës dhe të keqes, nga cikli i gëzimit dhe hidhërimit, nga cikli i mençurisë dhe ai i budallallëkut e kështu me radhë. Eshtë e kotë të bëhemi ziliqarë për cilindo, pasi edhe shkëlqimi më verbërues, ka ciklin e pashmangshëm të humnerës më të thellë.

Thënë kjo, sa vlerë ka për një vend të vogël si i yni, për një shoqëri ende ndër më të varfërat në Europë, ekspozimi i luksit ekstrem, i objekteve “të ndaluara” për çmimin e ekzagjeruar që kanë, i vendeve ”të pamundura”për shumicën: Në Dubai, Mikonos, Bali, Tajlandë, Milano, New York, Londër, Paris ka plot shqiptarë që shërbejnë e punojnë dhe shqiptarë të tjerë që tregojnë nëpër rrjetet sociale luksin e pamundur edhe për familje me mirëqënie të lartë të vendeve të zhvilluara. Shumë të rinj e kuptojnë më mirë se disa të rritur se shkëlqimi i patinuar i mediave sociale, fytyrat dhe trupat perfektë nën bisturi e bisturi, nuk janë realiteti pas të cilit disa të tjerë, më të brishtë, rendin ta arrijnë, ta imitojnë, më kot, duke lënduar veten dhe njerëzit që i rrethojnë.

Për këdo që ka fatin të jetojë mes arit e diamanteve, që ndoshta lotët i ka më të hidhur se edhe më i hidhuri helm dhe nuk i tregon, sikur të bëjë “një sakrificë” e të mos ua përplasë në fytyrë më të pamundurve luksin e festave të fundvitit, ndoshta do të tregonte se është me të vërtetë më i pasuri mes nesh. E bukura është kudo falas dhe për këdo, ndërsa luksi, është një kurth që mund të lëndojë disa mes nesh.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Amnistia e gjobave/ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Barazi dhe drejtësi për të gjithë

Amnistia e gjobave/ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Barazi dhe drejtësi për të gjithë