Krahas zbatimit të masave kufizuese të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, policia e Vlorës ka vijuar punën për të vënë pas hekurave personat që kanë shkelur ligjin për vepra të tjera penale. Kështu, si rrjedhojë e operacionit "Lulet e Parnverës" është vënë në pranga 39-vjeçari me inicialet F. XH, i cili ka qenë në kërkim ndërkombëtar pasi gjykata e Leçes në Itali e ka shpallur fajtor për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike".
Njoftimi i policisë së Vlorës:
Vijon operacioni ndërkombëtar “Lulet e Pranverës”.
Kapet dhe ndalohet një prej të shpallurve në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Strukturat e Policisë Vlorë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që qarkullojnë me armë dhe lëndë narkotike, si dhe atyre të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në këtë kuadër, në vijim të operacionit ndërkombëtar “Lulet e Pranverës”, të zhvilluar në shkurt të vitit 2019, Policia e Vlorës, në bashkëpunim më Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka organizuar punën dhe si rezultat është bërë kapja e shtetasit në kërkim ndërkombëtar:
• F. Xh., 39 vjeç, banues në Vlorë.
Gjykata e Lecce-s, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, për kryerjen e veprës penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal për drogat, parashikuar nga Kodi Penal dhe Dekreti i Presidentit Italian.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?
-
Të nevojshëm
68.8%
-
Të panevojshëm
24.6%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 3223
Lajme të tjera
-
Aksidentoi me motor një të moshuar, arrestohet polici në Vlorë
10 Maj, 12:09
-
Spanja e kërkonte për trafik droge nga Kolumbia, italiani kapet në Portin e Durrësit! Do ekstradohet drejt Madridit
19 Prill, 10:27
-
Balla: Shqipëria do të mirëpresë në qershor konferencën rajonale europiane të Interpol! Rregulla të reja për përdorimin e fishekzjarrëve
17 Prill, 12:58
-
FNSH dhe RENEA aksion blic në Vlorë, disa të arrestuar
27 Mars, 19:26
-
Vlorë/ 64 vjeçari italian dhunon gruan dhe i dëmton syrin, ajo e denoncon në polici
18 Mars, 15:42
-
VIDEO/ Në kërkim nga Interpol-i për sulmin e Banjskës, Milan Radoiçiç shfaqet duke festuar ditëlindjen me pankarta e fishekzjarre
22 Shkurt, 19:29
-
Vuçiç: Është shumë e çuditshme që INTERPOL-i lëshoi urdhër-arrest për Radojçiçin
18 Shkurt, 16:07
-
Interpol nxjerr urdhër-arreste ndërkombëtare për të gjithë të dyshuarit për sulmin në Banjskë
16 Shkurt, 21:16
-
Kërkoheshin nga Italia dhe Spanja për vrasje, grabitje dhe trafik droge, finalizohet ekstradimi i 3 shqiptarëve të arrestuar (EMRAT)
10 Shkurt, 15:47
-
VIDEO/ Operacion ndërkombëtar antidrogë në disa shtete, mes të arrestuarve 65 shqiptarë! Në Shqipëri sekuestrohen 5 mln euro pasuri (EMRAT)
5 Shkurt, 12:57
-
23-vjeçarja denoncon bashkëmoshatarin në Vlorë: Më përndjek dhe ka shpërndarë në rrjetet sociale materiale me përmbajtje të papërshtatshme
28 Janar, 12:28
-
Pjesë të grupeve të trafikut të drogës, ekstradohen dy trafikantë nga Greqia dhe Gjermania! Njëri prej tyre i shpallur në kërkim nga GJKKO (EMRAT)
27 Janar, 11:55
Perdit Vlon
PërgjigjuEdhe pse ne nje Situate te veshtire nga Virusi..Punojne me Ndershmeri.. Kriminelet sa me shpejte te Izoluar dhe para Drejtesise ,,ne Burg Si mijnte.. Por mos haroni se keni dhe Serbin Sali me Kompani akoma te lire....
Përgjigju