Luli, ose të përdorësh vdekjet e Covid për t’i ikur të shkuarës

Luli, ose të përdorësh vdekjet e Covid për t’i ikur të shkuarës

Lulzim Basha prej ditësh është vënë në një pozitë të vështirë. Ai, Luli pra, e ka kyçur gojën në rastin më të keq dhe ka gënjyer në rastin më të mirë sa i përket të shkuarës së tij në raport me rolin e tij në Kosovën e pasluftës. Pavarsisht se të gjitha dëshmitë, nga dëshmitarë okularë deri tek gazetarë e politikanë konfirmojnë se Lulzim Basha është i përfshirë në mbledhjen e provave kundër UÇK-së, Lulzim Basha diku hesht, diku gënjen. Ai, duket si një njeri i tmerruar nga e shkuara e tij e këtë e konfirmoi edhe mbrëmë në emisionin ‘Opinion’, kur gazetarët i konfirmonin që ai ka qenë në sallë kur është marrë në pyetje shoferi i Rugovës në gjyqin kundër një ish zëvendës ministri serb.  Basha e mohoi, e kur ju tregua dokumenti që vërtetonte të kundërtën, iu sul gazetarëve se po trillojnë.

Pra, problemi i Lulzim Bashës është fakti se ai nuk e pranon dot të shkuarën e tij. Ai nuk pranon dot të vërtetën. Se çfarë ka bërë Lulzim Basha që e ka kaq problem të pranojë të shkuarën e tij, këtë e di vetëm ai, por për sa kohë ai do i shmanget të shkuarës së tij, vetëm sa do i rrisë dyshimet mbi vetë atë.

Pikërisht për sa thashë më lart, pra për faktin se Lulzim Basha është zënë ngushtë nga dëshmitë dhe faktet që e implikojnë në dosjet kundër UÇK-së, Lulzim Basha mbrëmë kaloi çdo limit duke bërë një deklaratë të fortë mbi vërtetësinë e numrit të vdekjeve nga Covid-19.  Sot, mjekët njëzëri shpjeguan se nuk ka asnjë mundësi që të manipulohet numri i të vdekurve nga covid, sepse çdo kartelë firmoset e vuloset nga mjeku që ka ndjekur rastin. Sipas logjikës së Bashës, të gjithë mjekët tanë i bie të jenë të përfshirë në një manipulim, që edhe ta parafytyrosh duhet një papërgjegjshmëri e jashtëzakonshme, ndërkohë që ata kanë përgjegjësi njerëzore, profesionale dhe ligjore për çdo kartelë mjekësore.

Thënë këtë, kuptohet qartë se deklarata e Bashës mbrëmë nuk ishte për të thënë një të vërtetë, por për të hedhur panik në komunitet dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga e shkuara e tij të cilës ai nuk i del dot përpara. Mbrëmë Lulzim Basha, duke bërë politikë me vdekjen dhe Covidin, tentoi të largoi vëmendjen nga e shkuara e tij, e cila për të mesa duket është shumë më e frikshme se Covid-19.  Megjithatë, pseudongjarjes mediatike që Basha tentoi të krijojë mbrëmë do i dalë shumë shpejt e vërteta, siç nisi t’i dalë që sot, ndërsa të shkuarës së tij në gatimin e dosjeve kundër UÇK, do i duhet ndoshta më shumë kohë. E kësaj të dytës, Lulzim Basha nuk i ikën dot as me Covid, as me histori morgjesh.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kacidhe: 20/11/2020 21:07

    Luluqi i iken se vertetes se i dalin ca gjera e i shqyhen fare shalet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot