Luljeta Lleshanaku nominohet për çmimin “Poeti Europian i Lirisë”

Luljeta Lleshanaku nominohet për çmimin “Poeti Europian i Lirisë”

Poetja Luljeta Lleshanaku

Poetja Luljeta Lleshanaku është nominuar për çmimin letrar “Poeti Europian i Lirisë 2022” që organizohet nga qyteti Gdansk në Poloni .

Çmimi synon të nderojë dhe të promovojë fenomenet në poezi që trajtojnë një nga temat më thelbësore për lexuesin bashkëkohor – lirinë – dhe, njëkohësisht, karakterizohen nga vlera të jashtëzakonshme artistike. Çmimi mund t’i jepet vetëm një shkrimtari të gjallë nga Europa.

Poezitë e Lleshanakut janë përkthyer nga shqipja në polonisht nga përkthyesja e mirënjohur Dorota Horodynska.

Rezultatet e konkursit do të shpallen në pranverën e vitit 2022, gjatë Festivalit të Poetit Europian të Lirisë, organizuar në Gdańsk. Laureati i Çmimit Poeti Europian i Lirisë do të marrë një statujë dhe një shpërblim prej 100,000 zlloti polake. Përkthyesi i poetit fitues do të marrë gjithashtu një statujë dhe një shpërblim prej 20,000 zlloti polake.

Juria e çmimit

Juria e çmimit të Poetit Europian të Lirisë do të përbëhet nga Krzysztof Czyżeëski (kryetari i jurisë), Paëeł Huelle, Zbignieë Mikołejko, Stanisłaë Rosiek, Anda Rottenberg, Beata Stasińska dhe nobelistja polake Olga Tokarczuk. Sekretari i Çmimit do të jetë Andrzej S. Jagodziński.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niko: 12/01/2021 18:07

    Po ate NOMINOHET nga e nxoret? Jo per gje por paskeni publikuar edhe nje artikull nga ekspertja e komunikimit Irsa Ruçi, ku flitete per "varfërimi dhe 'ndotja' e gjuhës shqipe me fjalë të huaja." https://shqiptarja.com/lajm/ministria-e-gjuhesise-ekspertja-e-komunikimit-irsa-ruci-pjese-e-identitetit-qe-duam-te-transmetojme-neper-breza Pty, fare e keqe. Jeni ju, "media me e besueshme ne shqiperi", qe po e ndotni gjuhen shqipe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!