Lulzim Basha nis zgjedhjet "rrufe"
lënë garën 2 demokrat në Kombinat

Lulzim Basha nis zgjedhjet lënë garën 2 demokrat në Kombinat">
TIRANE - Partia Demokratike ka nisur në mënyrë rrufe dje të zgjedhë 15 kryetarët e degëve të Tiranës. Ndërkohë që vetë njësitë e Tiranës janë shprehur të çoroditur, për vetë faktin se ende nuk ishin zgjedhur delegatët në secilën nga njësitë përkatëse apo dhe kryetarët e seksioneve.

Gjithsesi, dje koordinatorët dhe grupet e punës kanë zbritur në terren për të zhvilluar të gjithë procesin. Ka qenë kryetari i selisë blu Lulzim Basha, i cili ka marrë pjesë në konferencën e njësisë së Kombinatit ku ka bërë thirrje për respektimin e votës, ndërsa sërish ka sjellë në vëmendje dhunën që sipas tij ushtrohet në parlament ndaj opozitës. Ndërkohë në fjalën e tij Basha është shprehur se nuk duhet lejuar konflikti i interesit ku kandidatët me pushtet të jenë në garë. Ndaj dhe ai ka theksuar se konkurrentët që kanë poste drejtuese në Bashki duhet të skualifikohen ose të tërhiqen nga gara.

Në njësinë e Kombinatit kanë marrë pjesë pesë kandidatë për kryetar. Astrit Xake, Dashnor Visha, Iljaz Peka, Lek Tushaj dhe Pjerin Deda kanë qenë konkurrentë për kryetarin e degës së Kombinatit. Ndërkohë që menjëherë pasi kreu i opozitës Lulzim Basha ka lënë sallën dy prej tyre janë tërhequr nga gara për kryetar. Iljaz Peka dhe Lek Tushaj kanë deklaruar se nuk do të jenë pjesë e konkurrimit. Ndërsa emri i tyre është hequr dhe nga lista.

Po ashtu dje PD ka zhvilluar zgjedhjet dhe në Vorë ndërsa sot pritet që të vijohet me njësitë e tjera. Ku do të mblidhet konferenca e njësisë një dhe dy. E më pas me rradhë deri në datën tre gusht. Mësohet se ky është afati që është dhënë së fundi nga selia e PD-së për të mbyllur dhe këtë proces fundor. Sërish ajo çfarë është parë në emrat që janë futur në garën për kreun e PD-së, kanë qenë përfshirja e mbështetësve të Bashës në PD. Ndërkohë që janë përfshirë në ethet e garës demokratët e grupit të protestave të dhjetorit 1990.

Po ashtu dhe ish aleatë, që tashmë janë kooptuar në PD, apo dhe ish-funksionarë të partive të vogla, që tashmë janë shkrirë me selinë blu kanë shprehur pretendimet e tyre për kryetar të njësive. Burimet kanë bërë të ditur se emra si Bislim Ahmetaj dhe Dilaver Laçi, apo Bert Farruku dhe Kreshnik Çollaku kanë shprehur interesin e tyre për tu përfshirë në ethet e zgjedhjeve. Po ashtu Uran Metko u përfshi në garën e demokratëve. Seria e dorëheqjeve në PD nga gara për kryetar është parë dhë në njësinë e Laprakës ku një prej garuesve u tërhoq prej garës.

La postin në bashki
Uran Metko zgjidhet kreu i PD në njësinë 3

Uran Metko është kryetari i parë i zgjedhur nga PD e Tiranës. Burimet kanë bërë të ditur se Metko ka fituar me 93 për qind të votave në zonën e Xhamllikut te njësia 3. Përballë tij ishin vendosur Andrin Tahiri dhe Bert Kaculi. Pavarësisht se Metko ka ardhur nga radhët e Partisë Balli Kombëtar, me të cilët ka qenë dhe deputet, ai ka marrë dhe mbështetjen e demokratëve. Ndërkohë që Metko është detyruar që të japë dorëheqjen nga posti në Bashki për shkak të urdhëresës së dalë nga Basha. Burimet kanë bërë të ditur se më datën 12 korrik kreu i PD ka shpërndarë për demokratët e interesuar formularin e kandidimit ku secili prej tyre duhej të shprehte pozicionin që mbante. Ndërsa nëse do të duhej të vendoste kandidimin duhej të linte vendin e punës. Nga ana tjetër në formularin e dhënë Basha ka kërkuar që vetë konkurrentët të shprehin nëse kanë qenë të dënuar më parë apo jo. Madje me vullnet të lirë duhet të shprehen dhe nëse kanë një mandat të zgjedhuri. Kandidatët që kanë dorëzuar brenda afatit, kanë kaluar dhe në listën e verifikimeve të mëtejshme, për të parë nëse të dhënat janë në përputhje të plotë apo jo. Burimet kanë bërë të ditur se menjëherë pasi të përfundojnë zgjedhjet në PD-në e Tiranës do të kërkohet mbledhja e konventës së përgjithshme për të nisur me zgjedhjen e strukturave drejtuese të demokratëve.


Voltana Ademi
Deputetja e PD-së Voltana Ademi ka rikujtuar dje qëndrimin e socialistëve në parlament ndaj Gent Strazimirit. Ndërkohë që ka folur dhe mbi 300 ditët e qeverisë duke i cilësuar “Një sagë e gjatë e papërgjegjshmërisë dhe mosllogaridhënies”.
 
*Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë