Lulzim Basha niset drejt SHBA
A do të takohet me Donald Trump?

Lulzim Basha niset drejt SHBA<br />A do të takohet me Donald Trump?
Kryedemokrati Lulzim Basha në pikun e fushatës elektorale ka vendosur të zhvillojë një vizitë në Shtetet e Bashkura të Amerikës.
 
Sipas burimeve kreu i Partisë Demokratike është nisur dje mbasdite drejt SHBA, ndërsa sipas diskutimit që pati me fermerë në Korçë është atje për t’u takuar me Donald Trump.
 
Gjatë takimit që pati në fshatin Zvezdë, Basha zbuloi “sekretin” për një takim të mundshëm me Presidentin e SHBA, Trump.
 
“Nga e more vesh? Mos na i hap sekretet kështu se do na mërzitet Edi Rama. Megjithatë pas takimit do ma tregosh se ku e more vesh që do takoj presidentin Trump”, i tha Basha fermerit.
 
Ndërsa lideri demokrat më tej u tha fermerëve që do u flasë Trump për ta dhe do e njoftojë mbi zbatimin e reformës së tij në këto fshatra.
 
 “Kur ta takoj presidentin amerikan do t’i flas edhe për fermerët e Burimasit, Zemblakut, Korcës, Devollit. Do t’i them që ata mezi presin që unë të zbatoj reformën e tij”, premtoi Basha.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar