TIRANË -Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, do të shkojë i pandehur në gjykatën e Tiranës përballë Prokurorisë, për lobimin 675 mijë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes kompanisë offshore Biniata Trade, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Kjo është hera e dytë që lideri i opozitës përballet me drejtësinë në Gjykatë, pas akuzave për korrupsion në ndërtimin e Rrugës së Kombit si ministër i Transporteve.

Ditën e djeshme, më 7 nëntor, organi i akuzës ka mbyllur hetimet duke dërguar dosjen në gjykatë, dhe ka njoftuar kryedemokratin për marrjen të pandehur për veprat penale "Falsifikimi i vulave, i stampava ose i formularëve” në lidhje me deklarimet e shpenzimeve pranë KQZ, ndërsa akuza e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", ka rënë.

Prokurorët Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha njoftojnë kryedemokratin së bashku me ish-sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani dhe financierin e partisë, Ilir Dervishin, gjithashtu të marrë të pandehur për mbylljen e fazës hetimore.

Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Ndalur tek dëshmia e personit të konsideruar kyc në këto hetime, lobistin Nik Muzin, prokuroria shqiptare ka publikuar për herë të parë përgjigjen e letër-porosisë amerikane e cila thotë se autoritetet amerikane të përfaqësuara nga Linda Mc Kinney, kërkojnë nga Prokuroria Shqiptare për pyetur Nik Muzin në cilësinë e dëshmitarit.

Kërkesa e prokurorisë për pushimin e veprës penale të "Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Kërkesa për dërgimin e dosjes në gjyq

Në argumentat e zyrës së shtypit pranë PD është se pastrimi parave ka qenë akuzë gjatë hetimeve, e cila më pas është rrëzuar.

Lulzim Basha dëshmoi në 25 mars në prokurorinë e Tiranës për rreth një orë për lobimin në SHBA, ku u shpreh se as ai dhe asnjë drejtues tjetër i PD-së nuk kanë shkelur asnjë ligj.

Muaj më parë, prokuroria deklaronte se njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga "Biniatta Trade". Por kush është kjo shoqëri?  “Biniatta Trade LP” rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belize, një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si “parajsë fiskale”. “Biniatta Trade LP” është një partneritet i krijuar nga dy kompani: “Asverro Corp” dhe “Liminez Commerce”. Pronarët e vërtetë që qëndrojnë pas “Biniatta Trade LP” janë Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva, që të dyja shtetase ruse.

Ja sa vite burg rrezikon Lulzim Basha
Por sa vite burg rrezikon kryedemokrati Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD nëse provohen akuzat për falsifikim? Neni 190/3 bën fjalë për falsifikimin e formularëve ose me paraqitjen e rreme të tyre nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, që u drejtohet organeve shtetërore dhe dënohet me burgim nga 3 deri në 7 vjet burg. 

Historia e lobimit te PD-se ne SHBA
Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave.

Gjithashtu, mbetet e paqartë se cila është marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë “Biniatta Trade LP,” e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë- nje shtet i Amerikës Qendrore i njohur si parajsë fiskale. Përveç dy kontratave të lidhura me “Stonington Strategies,” gjatë të njëjtës periudhë PD ka lidhur edhe një kontratë me kompaninë lobiste “Barnes and Thornburg LLP” në fillim të prillit me vlerë 150 mijë USD.

Faksimile e pagesave të raportuara nga Muzin Capitol Partners dhe firma e Lulzim Bashës

Formulari i dorezuar nga PD-ja ne KQZ per burimin e financimin ne fushaten e zgjedhjeve te 2017/ Mungojne 650 mije dollaret e lobimit ne SHBA