/ATSH/.- Bordi i Grupit të Grave Deputete të Kuvendit kosovar priti sot në një takim eurodeputen dhe raportuesen e Kosovës në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, e cila u shpreh se çmon shumë kontributin e tyre.

"Kosova ka ligje të mira, por çështje është sa e si zbatohen ato", tha Lunaçek derisa foli edhe për nevojën e respektimit të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me realizimin e së drejtës legjitime të gruas në fushën e të drejtave pronësore.

Në takim u bisedua për aktivitetin e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gratë në mbrojtjen e të drejtave të tyre kudo që punojnë e veprojnë. Anëtaret e Bordit u angazhuan edhe për një përfaqësim më të denjë të grave në pozita udhëheqëse, në të gjitha institucionet e vendit./