Nga Kryeministria, Edi Rama përshëndeti hapat hetimorë që Prokuroria e Posaçme po ndërmerr ndaj investimit që synohet të realizohet në Zvërnec.
Ai tha se bllokimi i parave që pronarët e tokave në Zërnec kanë marrë për shitjen e sipërfaqeve te vëllezërit biznesmenë nga Katari, është një lajm pozitiv, që mund të çojë në një përgjigje përfundimtare dhe ndaj pretendentëve të tjerë të pronësisë.
Numri një i ekzekutivit tha se nëse shitësit e tokave vërtetojnë plotësisht se pronësinë, ata do të marrin paratë e marra nga shitja, në të kundërt shuma do i kalojë shtetit, me destinacion përfundimtarë pronarët legjitimë.
"Besoj që i dëgjuat vendimet e qeverisë sot, por kam dalë për një arsye tjetër që nuk ka të bëjë me mbledhjen e qeverisë, por ka të bëjë me një zhvillim që unë e konsideroj shumë pozitiv lidhur me procesin e verifikimit të transaksionit për blerjen e tokës në Zvërnec.
Që do të thotë, me sqarimin e plotë dhe përfundimtar të origjinës së fondeve të kaluara përmes bankës dhe me çlirimin përfundimtar të investitorëve, të cilët tanimë janë edhe pronarë.
Ndërkohë që, nga ana tjetër, unë e konsideroj shumë pozitive që SPAK-u ka vendosur t’i mbajë të ngrira fondet pa i lënë të kalojnë te shitësit, për të cilët ka një proces hetimor.
Kjo, në këndvështrimin tim, është shumë pozitive për këdo që pretendon pronë në atë territor, sepse tanimë çështja e origjinës së pronës është një çështje që do të mbulohet nga një hetim tërësisht i pavarur dhe profesional përmes SPAK-ut dhe, në të dyja rastet, rezultati do të jetë i padiskutueshëm nga pikëpamja ligjore, ndërsa nga pikëpamja e pretendimeve do t’i japë fund çdo spekulimi e manipulimi.
Në rast se shitësi ka origjinë legjtimie, do marri paratë, në rast se nuk e ka, paratë do i mbeten Republikës së Shqipërisë dhe ato do të përdoren për cilindo që do të provojë se pretendimin mbi pronën e ka të bazuar",- tha Rama.
Rama foli edhe për luftë hibride që po kompozohet nga forca që kanë si qëllim pengimin e zhvillimit të Shqipërisë, veçanërisht në sektorin e turizimit, ku vendi po njeh një progres të dukshem përgjatë viteve të fundit.
“ Nuk ka fare dyshim që kjo luftë do të mbarojë dhe gjithkush do të marrë atë që i takon, Shqipëria dhe shqiptarët do të marrin atë që u takon për të rritur ekonominë. Injoranca nuk është asnjëherë argument dhe duke qenë se i druhem shumë injorancës sime, i druhem për shumë fusha që s’kam si t’i njoh vetvetiu dhe t’i shkoj pas Berihait, lexoj shumë. Duhet të përballem me njerëz që thonë çfarë na duhen ne resortet luksoze? Resortet luksoze janë ato që sjellin të ardhura më të larta nga turizmi. Mund të pyesni ChatGPT. Do të marrë përgjigjen që resorti luksoz prodhon të ardhura edhe për të. Nuk kam asnjë arsye që të mendoj se me vetëdijen time, Shqipërisë i duhet hequr qafe ky projekt”, tha Rama.
Rama tha se s’ka dorëheqje, duke theksuar se nuk ka kërkuar të bisedojë me ata që janë kurdisur, sipas tij nga jashtë, përfshirë këtu edhe Greqinë. Shefi i qeverisë thotë se në diskutime futet vetëm me ata që e kanë votuar.
"Kush flet në emër të shqiptarëve, duhet të mos e harrojë që unë mishëroj vullnetin e 800 mijë shqiptarëve. Kush flet në emër të ndjenjave të vërteta për çfarë mund të ndodhë me mjedisin, si mund të mbrohet apo rrezikohet është i mirëseardhur të bisedojë me mua dhe me ne. Ata që vijën me librin e shtëpisë sime poshtë dritares dhe vijën vërdallë nëpër rrugë si çakejtë e Agimit të Artë që ulërinin 'Greqia është e grekëve', ata janë subjekt vetëm për Zotin",- tha Rama.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme ka vënë në sekuestro 195 milionë dollarët e transferuar nga Katari në llogaritë e Artur Shehut dhe pronarëve të tjerë që kanë dakordësuar shitjen e tokave me kompaninë e vëllezërve Al-Khayyat nga Katari.
Sekuestro preventive e SPAK-ut, vjen si pjesë e një hetimi të nisur disa javë më parë, mbi titujt e pronësisë në zonën e Zvërnecit. Sipas asaj që deklaroi një ditë më parë kryeministri Edi Rama, investitorët nga Katari, i kanë blerë sipërfaqet e tokës, përmes transaksioneve bankare, nga subjekte dhe individë të pajisur me tituj pronësie.
Luftë hibride, e quajti kryeministri Rama protestën kundër ndërtimeve në Zvërnec. Ai tha se çështjet e ambientit shfrytëzohen për shkak të ndjeshmërisë së tyre për të nxitur qëndrime kundër zhvillimit. Rama tha se resortet luksoze janë domosdoshmëri për të rritur ekonominë dhe nuk do t’ia heqë Shqipërisë qafe me vetëdije këtë projekt.
“Kush nuk ka kuptuar akoma këtë nuk ka për ta kuptuar as me fjalën e agjencive ligjzbatuese. Dihet botërisht sepse për këtë jemi të respektuar edhe brenda NATO-s, kemi një nga mbrojtjet më të forta kundër terrorit kibernetik dhe kemi një pasqyrë shumë të fortë se nga vijnë e ku shkojnë, por ky është një territor i luftës hibride që zhvillohet që ka ardhur edhe në vendin tonë. Janë të panumërta burimet e botës demokratike sesi kanë nxjerrë raporte e studime sesi forcat kundër BE dhe kundër vendeve që i duan nën sqetull, organizojnë, nxisin dhe orkestrojnë situata të kësaj natyre duke përdorur çështjet e ambientit që ka sensibilitet shumë të madh dhe bashkohen vëllezërit e Agimit të Artë dhe orkestrohen ustallarë si ata në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve, me qasje atdhedashurie ndaj natyrës që ndihen të lënduar. Nuk ka fare dyshim që kjo luftë do të mbarojë dhe gjithkush do të marrë atë që i takon, Shqipëria dhe shqiptarët do të marrin atë që u takon për të rritur ekonominë. Injoranca nuk është asnjëherë argument dhe duke qenë se i druhem shumë injorancës sime, i druhem për shumë fusha që s’kam si t’i njoh vetvetiu dhe t’i shkoj pas Berihait, lexoj shumë. Duhet të përballem me njerëz që thonë çfarë na duhen ne resortet luksoze? Resortet luksoze janë ato që sjellin të ardhura më të larta nga turizmi. Mund të pyesni ChatGPT. Do të marrë përgjigjen që resorti luksoz prodhon të ardhura edhe për të. Nuk kam asnjë arsye që të mendoj se me vetëdijen time, Shqipërisë i duhet hequr qafe ky projekt”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama komenton pa mbledhjes së qeverisë protestat për Zvërbnecin që prej 3 ditësh janë zhvilluar në Tiranë. Rama tha se s’ka dorëheqje, duke theksuar se nuk ka kërkuar të bisedojë me ata që janë kurdisur, sipas tij nga jashtë, përfshirë këtu edhe Greqinë. Shefi i qeverisë thotë se në diskutime futet vetëm me ata që e kanë votuar. Për ata që ulërijnë si çakejtë e Agimit të Artë dhe vijnë poshtë kryeministrisë me “librin e shtëpisë”, Rama tha se janë vetëm objekt i Zotit.
Rama: Dorëheqjen e kujt?
Gazetarja: Tuajën
Rama: Kam një përgjigje. T’i referohen arkivit të gjatë të këtij filmi të vjetër, se tanimë këtu nuk ka asgjë të re. S’kam kërkuar të bisedoj me asnjë ata që janë të kurdisur dhe të çartur. Kam kërkuar të bisedoj me ata që kanë votuar për mua, disa më kanë shkruar, me ata jam gati të bisedoj në çdo kohë se ata nuk kanë dalë në protestë për të zhvilluar një episod të ri të një filmi shumë të vjetër. Ai film duhet t’iu tregojë të gjithëve që asgjë nuk më lëviz mua nga istikami ku më kanë vendosur shqiptarët. Kush flet në emër të shqiptarëve, duhet të mos e harrojë që unë mishëroj vullnetin e 800 mijë shqiptarëve. Kush flet në emër të ndjenjave të vërteta për çfarë mund të ndodhë me mjedisin, si mund të mbrohet apo rrezikohet është i mirëseardhur të bisedojë me mua dhe me ne. Ata që vijën me librin e shtëpisë sime poshtë dritares dhe vijën vërdallë nëpër rrugë si çakejtë e Agimit të Artë që ulërinin 'Greqia është e grekëve', ata janë subjekt vetëm për zotin.
Komente








