Blutë e Lushnjës kanë arrestuar 59- vjeçarin Fuat Zoto, ndërsa i aksidentuari, A.H, ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjës.
Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 07:55 të mëngjesit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Fuat Zoto, 59 vjeç, banues në lagjen “Kadri Qystri“ Lushnjë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 14.08.201, ora 07:55, në vendin e quajtur "Rrethrrotullim i Plugut" ka aksidentuar shtetasin A.H, 83 vjeç i cili ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes në datën 14.08.2017 rreth orës 18:00.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parshikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com