Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka zhvilluar sot disa nga ndeshjet e javës së nëntë. Rezultate surprizë në fushë, teksa Korabi është ndalur në transfertë me Orikun duke barazuar 1-1. Lushnja nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi me Luzin, teksa në "Roza haxhiu" ka pasur përplasje në tribuna.
Me rezultatin 0-2 në pjesën e parë për Luzin, situata në tribunë ka qenë e tensionuar. Në të 40 minutë tifozët vendas janë përplasur me ata miq. Grushtat dhe shkelmat bënë që ndeshja të ndërpritej për disa minuta. Në pjesën e dytë Canka dy herë nga 11 metra dërgoi shifrat në 2-2.
Video: Panorama Sport - Përplasja e tifozëve në Lushnjë
VIDEO/ Nga fusha dhuna transferohet në tribuna, grushta ndaj familjarëve të futbollistit në Kategorinë e Parë
Lushnja dhe Luzi barazuan 2-2 këtë të shtunë në "Roza Haxhiu", me ndeshjen që vlente për javën e nëntë të Kategorisë së Parë. Miqtë shënuan dy herë në pjesën e parë, me minutën e 40 që solli edhe përplasjen e tifozëve në tribuna, aqsa ndeshja u ndërpre. Mësohet se tifozët vendas janë konfliktuar me familjarët e futbollistit të Luzit, Juxhino Zeqiraj.
Ky i fundit ka kërkuar të zëvendësohet nga trajneri, gjë që edhe ka ndodhur në pjesën e dytë. Lojtari më pas ka shkuar pranë familjarëve. Të tronditur nga skenat e dhunës, miqtë u barazuan 2-2 në pjesën e dytë, me dopietën e Cankës nga 11 metra.
Skenat e dhunës në futbollin shqiptar rikthehen sërish, këtë herë në tribunë. Kujtojmë se një javë më parë në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Delvinës dhe Elbasanit u dhunua arbitri kryesor i sfidës nga tifozët.