LUSHNJE - Gjendet një kufomë e seksit mashkull në një kanal në autostradën Lushnje-Fier.  Viktima, ende i paidentifikuar u gjet mëngjesin e sotëm në një kanal nga punonjësit e mirëmbajtjes së autostradës.
 
Policia sqaroi se kufoma ishte e dekompozuar dhe dyshohet se gjendej prej 2 muajsh në kilometrin 4 të autostradës Lushnje- Fier.
 
Sipas policisë, viktima, i cili u gjet i mbuluar nga bimësia, dyshohet se është goditur nga një automjet dhe është lënë në anë të autostradës i vdekur. Policia vijon hetimet për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e ngjarjes.

kufome ne lushnje

kufome
(Foto: Vendi ku u gjet kufoma në Lushnje)

 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)