LUSHNJË - Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lushnjës, ku 32-vjeçari  Arbër Meta humbi jetën pasi u përplas për vdekje nga një automjet me targa TR 4199 U.
 
Mësohet se i aksidentuari u dërgua në spitalin e Lushnjës, por nuk mundi tu shpëtojë dëmtimeve të shkaktuara.

Automjeti ka qenë me shpejtësi tej normave. Policia e Lushnjë po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)