LUSHNJE - Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e dy të rinjve është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Savër të Lushnjës.
 
Automjeti tip “Peugeot 307” që drejtohej nga, Ermal Çuko, teksa udhëtonte nga vendi i njohur si “Sheshpushimi i shoferit” drejt qytetit të Lushnjës si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.
 
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit dhe shoku tij, Orgest Çerma, që ndodhej në sediljen e pasagjerit.
 
Blutë e Lushnjës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.
 
Trupat e pajetë të dy viktimave, të cilët ishin nga fshati Krutje i Lushnjës janë dërguar në morgun e spitalit të këtij qyteti në pritje për tu tërhequr nga familjarët.
 
aksident lushnje me logo

(Në foto: Makina e aksidentuar sot (20.03.2014)  tip “Peugeot 307”) Foto të tjera

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)