LUSHNJE - Një person rreth 50 vjeç humbi jetën pasditen e kësaj të mërkure pasi u përplas nga një makinë ndërsa ishte duke kaluar rrugën. Ngjarja ndodhi në fshatin Golem në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje kur një makinë me targa AA 031 LH e drejtuar nga 53-vjeçari nga Tirana Haki Hoxha, përplasi këmbësorin e seksit mashkull.
Drejtuesi i makinës është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndërsa grupi hetimor po punohet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Drejtuesi i makinës është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndërsa grupi hetimor po punohet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)









