Një 56-vjeçar në Lushnje është arrestuar nga policia pasi u kap në flagrancë duke vjedhur një banesë.
 
Në prangat e policisë ka rënë Agron Isufi, banues në lagjen “Çlirimi”, Skrapar.
 
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë duke vjedhur banesen e shtetasit L.M, 55 vjeç, banues në fshatin Bishqethëm, Lushnje”.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentative.
 
Deklarata e Policisë

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Agron Isufi, 56 vjeç, banues në lagjen "Çlirimi" Skrapar.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë duke vjedhur banesen e shtetasit L.M, 55 vjeç, banues në fshatin Bishqethem, Lushnje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Vjedhje" e mbetur në tentativë, parashikuar Neni 134 dhe 22 i Kodit Penal.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com