Lushnjen ‘e mbyt’ tymi i plehrave, vendgrumbullimi i inerteve në flakë prej dy ditësh, Sefa: Autorët t’i gjejë policia, bashkia do vendosë roje 24 orë

Prej mesditës së të dielës (19 Janar) vazhdon të digjet fusha e mbetjeve inerte në Lushnje, që ndodhet tek “Përroi i Thatë” në periferi të qytetit, pranë rrugë nacionale Lushnje-Rrogozhinë.

Me qindra banorë të lagjes “28 nëntori” po vuajnë dhe sot pasojat e ndotjes së ajrit, duke mos mundur të hapin as dritaret.  Zjarrfikësit dhe punëtorët e bashkisë janë në luftë me flakët prej 24 orësh por pa arritur ta shuajnë. Pirromanët ende nuk dihen por kryetarja e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa tha për Report TV, se mund të jenë qytetarë të papërgjegjshëm, të cilët duhet t’i gjejë policia.

“Përroi i Thatë është miratuar me vendim të këshillit bashkiak të vitit 2004 si venddepozim për mbetjet e ngurta, por aty kanë hedhur dhe mbetje të tjera. Qytetarë të ndryshëm të papërgjegjëshëm ndezin zjarrin. Shërbimi zjarrfikëses dhe fadromat po përpiqen ta shuajnë zjarrin”, u shpreh ajo.

Ajo ç’ka shihet lehtësisht në pamjet e Report tv, është se fusha e mbetjeve pranë Përroit të Thatë nuk ka rrethim, ndriçim as roje. Ndaj vetëm me ‘letra’ cilësohet ‘vendepozitim për inerte’, pasi në realitet çdo subjekt privat apo banor mund të derdhë këtu gjithëfarë lloj plehrash. Ky është shkaku që tejmbushet dhe herë pas here i vendoset flaka. Episodi i fundit ishte në nentor 2024. Sipas kryetares së bashkisë, tashmë do të vendosen roje 24 orë për të frenuar këtë fenomen.

“Kam marr vendimin që sot ai territor të ketë roje 24 orë dhe të përdoret vetëm për mbetje inerte”, tha Sefa.

Lushnja gjithashtu ka të nevojshme një fushë për mbetjet bujqësore.

R.D/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kola: 20/01/2025 15:01

    te vihet ne pune inceneratori i fierit,,,te behet invmcenerator ne vlore,,shkoder,,kukes,,korce ,,durres,, dhe tirane,, ndryshe do behemi si lushnja sot....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 09:13

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Trump dhe Kosova, çfarë pritet gjatë mandatit të dytë presidencial

Trump dhe Kosova, çfarë pritet gjatë mandatit të dytë presidencial