Luzi me komunitetin maqedonas:
Rëndësi informimi i minoriteteve

Luzi me komunitetin maqedonas:<br />Rëndësi informimi i minoriteteve
PUSTEC - Kryetarja e KQZ-së,  Lefterie Luzi zhvilloi një takim me komunitetin maqedonas në bashkinë e Pustecit.

Takimi u zhvillua në kuadër të kontakteve dhe aktiviteteve të drejtpërdrejta që Kryetarja e KQZ-së, po zhvillon në zonat e populluara me shumicë nga pakicat kombëtare, projekte të miratuara në Strategjinë e Edukimit Zgjedhor për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi, theksoi rëndësinë e informimit për minoritetet dhe se përmes këtyre takimeve sensiblizuese, synohet përfshirja e pakicave kombëtare në proceset politiko–shoqërore, në vendin ku ata jetojnë.
 
Luzi tha se, “KQZ  po punon që edhe ju të ndiheni të barabartë në këtë proces zgjedhor dhe që të keni të gjithë informacionin e nevojshëm edhe në gjuhën tuaj, në mënyrë që ju në 21 Qershor të shkoni të votoni dhe të zgjidhni  atë që ju mendoni se ju përfaqëson në 4 vitet e ardhshme”.

Komuniteti maqedonas e falenderoi Kryetaren e KQZ-së, për punën që po bën institucioni që ajo drejton, për informimin e tyre lidhur me zgjedhjet vendore dhe për prodhimin e materialeve informuese dhe sensibilizuese në gjuhën e tyre.

Takimet e drejtpërdrejta me zgjedhës të pakicave kombëtare kanë për qëllim informimin dhe sensibilizimin e këtyre komuniteteve mbi procesin e votimit, nëpërmjet fletëpalosjeve me informacionin e nevojshëm zgjedhor në gjuhët respektive.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete

Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete