Kanë lançuar në treg këngën e tyre “Gjysma ime më e mirë”, dhe shumë shpejt do ta shoqërojnë atë edhe me një klip.

Pjesëtarët e grupit “Lynx”, bëjnë të ditur për TH&TH se shumë shpejt fansat do të kenë klipin e tyre të ri, por në të njëjtën kohë djemtë e talentuar janë duke punuar edhe për albumin e tyre të parë, që pritet të dal në treg në muajin shtator.

Megjithatë kjo periudhë ka qenë e suksesshme për grupin Lynx, pasi ata janë edhe fituesit e çmimit të dytë, në Festivalin veror “Hit Fest”, që u zhvillua në RTSH.

Su/ Shqiptarja.com