Monica Macovei, shefe e delegacionit për Shqipërinë në Parlamentin Europian shprehu sot mbështetjen e plotë të të gjitha palëve politike në PE për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në përfundim të takimit të tetë ndërparlamentar Shqipëri-BE, Macovei doli në një konferencë për shtyp me nënkryetarin e komisionit të Integrimit, Taulant Balla, duke pohuar se në ditën e dytë zhvilluan diskutime të frytshme me deputetët shqiptarë.
Eurodeputetja siguroi se, Parlamenti Europian mbështet plotësisht procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, pavarësisht se cilat janë partitë që përfaqësohen atje. "Ne jemi të gjithë njëzëri në mbështetjen e këtij procesi për Shqipërinë. Kemi ardhur këtu që t'ju ndihmojmë e t'ju japim suport dhe dua t'ju them se jemi të gjithë 'PRO' integrimit sa më shpejt të jetë e mundur të të gjithë rajonit të Ballkanit", u shpreh Macovei. (vijon) /atsh/
/Shqiptarja.com