Por përveç mbështjetes për kandidaten demokrate, ajo jo pak herë ka ‘’sulmuar’’ Donald Trump.
Pas fitores së këtij të fundit ajo ka reaguar gjithmonë ashpër në rrjetet sociale, ku ka shprehur pakënaqësitë që ka me zgjedhjen e Trump si president i SHBA-së.
Por më e fundit që Madonna ka bërë është thirrja për të gjitha gratë që të marrin pjesë në protestë kundër Trump në Washington Dc, më 21 janar.
Por e veçanta e kësaj thirrje qëndron tek fotoja që Madonna ka zgjedhur për të përcjellur mesazhin e saj.
Ajo ka postuar në Instagram logon e famshme të firmës Nike në zonën Intime me mbishkrimin’’ Vetëm bëje, marshimi i 1 milionë grave. Ji atje. Wshington Dc, 21 janar’’.

(Postimi i Madonnës)
Te shumta kanë qenë reagimet e ndjekësve të Madonnës në Instagram.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
