MADRID - Spanja theu të gjitha rekordet për numrin e turistëve të huaj gjatë verës së këtij viti, njoftoi Ministria spanjolle e Turizmit.
"Spanjën e vizituan këtë verë 31 milionë turistë", deklaroi kjo ministri.
"Në krahasim me vitin 2013, numri i turistëve shënoi një rritje prej 6,9 për qind", shtoi ajo.
Por, numri i përgjithshëm i turistëve, të cilët vizituan Spanjën nga janari deri në shtator, pritet të shkojë mbi 62 milionë dhe të thyejë rekordin e vitit të kaluar, që ishte 60,7 milionë.
Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, Spanja priti 52,4 milionë turistë.
Nga këta, 12,4 milionë ishin britanikë, 8,6 milionë ishin francezë dhe 8,3 milionë ishin turistë gjermanë.
Zonat më tërheqëse për turistët ishte veriu i Katalonjës, që këtë vit priti më shumë turistë sesa ishujt Baleare./ATSH/