Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk deklaroi në Madrid se situata ekonomike në Greqi mbetet nën kontroll duke shtuar gjithsesi se konsideron që nuk do të ketë marrëveshje të vendit me kreditorët para Pashkëve, megjithëse ka mundësi që një marrëveshje e tillë mund të arrihet para fundit të muajit prill.
"Procedura e shqyrtimit të projektit grek është shumë e komplikuar dhe nuk shikoj progres para Pashkëve", deklaroi Tusk gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy.
"Besoj se sot mund të themi që situata në Greqi është nën kontroll", deklaroi presidenti i Këshillit Evropian në kuadër të një turneu që po zhvillon në Maltë, në Spanjë dhe në Tunizi.
"Shpresoj se do të mund të konkludojmë në një marrëveshje deri në fund të prilli, kjo më duket e mundur", theksoi ai./ atsh/
/Shqiptarja.com