Armaldo i cili pak ditë më parë u caktua nga banorët, për të qenë lider i shtëpisë për të gjithë javën, reagoi i revoltuar sa i përket mungesës së higjienës në shtëpi.
Ai tha se koshi i tualetit ishte mbushur plot dhe ndonëse të gjithë e kanë parë të tejmbushur, asnjëri prej tyre nuk e zbrazi, por e la aty.
Nga ana tjetër, Dea i tha Armaldos që mbrëmë ishte ‘Prime’ dhe se të gjitha vajzat u veshën në tualet, ndaj dhe është bërë pis.
Komento