Në një intervistë në emisionin ”Rreze Dielli’’ në Report Tv, studiuesja e ëndrrave znj.Elisabeta Skëndo foli për fatin, gjuhën e simboleve dhe letrat Taro, të cilat sipas saj mund të parashikojnë të ardhmen.
Ajo u ndal gjatë në shpjegimin e letrave Taro si një udhërrëfyese e fatit njerëzor, të cilat përmbajnë brenda mencurinë që vjen që nga bibla e parë.
“Nuk janë letra po një libër i tërë mencurie dhe zanafilla e tyre vjen që nga bibla e parë arabe.Ajo bibël e ka pasur emrin Torah, brenda Tarot kanë urdhëresat që ka bible dhe thuhet që këto letra hyjnë në 10 urdhëresat, ajnë mencuri dhe me një letër sikur të qëndrosh I izoluar një muaj ti ke dalë shumë I ditur.Ama që të zotërosh Tarot duhet të dish ligjet që kanë ato.Këto janë 78 letra që kanë simbole të ndryshme. Me simbole jepen dhe kanë numrat lart mbi letër. Ajo që vjen sipas simboleve ka qenë një fshehje për të mos u krijuar një probleme, mendjet njerëzore me atë logjikën dhe ato e kanë fshehur brenda dhe thotë një mendje e zgjuar le të kuptojë atë që unë kam shkruar, por duhet edhe ta ndjejë” tha ajo.
Sipas znj.Beti letrat Taro ndahen në dy pjesë, të cilat tregojnë përmes përzgjedhjeve dhe parashikojnë nga ndodhitë e vogla deri tek më të mëdhat.
“Dhe të 78 kanë funksione të cuditshme, 54 janë letrat që flasin. Është Arkana madhe dhe Arkana vogël, numri i Tarove të vogla janë letra llafazane ose kanë kënaqësirat e bashkëpunimeve, të kundërshtisë, të miqësisë, pra është ulur shumë në gjuhën njerëzore. Arkana e madhe është më me prezencë dhe shumë e përdorin” shpjegoi ajo.
Sipas studiueses, letrat Taro kanë vetinë edhe në zbulimin e karakterit njerëzor, përfshirë datat dhe kohë të caktuara, por duhet pasur dhuntia për t’I lexuar ato, përndryshe është tepër e vështirë.
“Atje paraqiten shumë mirë edhe karakteret edhe përcaktohen tëra ligjet, sanguine, melankolik. Edhe janë në 4 stinët, koha datat mund të gjesh gjithcka por duhet të ulesh dhe të bisedosh me to nëqoftese vërtet e ndjeve që i ke rënë notës së duhur bëje, nëse jo , do të jetë shumë e vështirë” tha ajo.