Magjia e një udhëtimi me tren si dikur por edhe sfida e vagonëve të boshatisur

Në rubrikën nostalgji në ‘’ Rreze Dielli’’ u kthyem pas në kohë për të bërë një udhëtim me tren, si udhëtohej dikur, kur makinat ishin të rralla dhe udhëtimet me tren cilësoheshin si më të bukurat, gati magjike. Në këtë udhëtim u ndalëm në disa destinacione, që dikur ishin më të njohurit dhe të frekuentuarit, takuam punonjës që kanë mbi 35 vite eksperiencë në profesionin e tyre, që pothuajse jetën ia kanë dedikuar udhëtimit me tren. Ata kanë parë momente të lumtura të personave që kanë hipur në këtë tren ashtu sic kanë parë edhe trishtimin e tyre. Një detaj që bie në sy sapo hipën në tren janë xhamat e thyer, për të cilët përgjegjësja e trenit shprehet se fëmijët i gjuajnë me gurë trenit kur niset:

‘’ Janë pasojë e njerëzve në rrugë, gjuajnë me gurë fëmijët,sa nisemi gjuajnë me gurë, ka raste që guri përmbi kokë i shkon pasagjerëve’’ thotë ajo.

Znj.Shpresa është kryetarja e fatorinove të trenit, e cila ka 31 vite në profesion siç thotë ajo 31 vite në hekurudhë. Ajo shprehet se ka nostalgji për periudhën kur nisi punë në moshën 24 vjecare sepse kanë qenë vite të bukura por edhe të vështira për shkak të situatës në të cilën ndodhej Shqipëria por tashmë vagonët janë boshë. Ajo tregoi edhe një episode të trishtë që i ka mbetur në mendje

‘’  Bënim një udhëtim të dytë për në Fier, dhe vagonat plotë me njerëz dhe qëllojnë më gurë që nga jashtë dhe një pasagjer, nga Berati i qëllon guri në sy dhe i del syri direkt përjashta…dhe aty jam tmerruar por kam qenë fatorino e re, në ‘91’’ u shpreh ajo, për ngjarjen që nuk mundet ta harrojë.

Ndërsa shprehet se ndjen nostalgji për vagonët e mbushur plot e përplot me pasagjerë.

Po përse udhëtimi me tren është i domosdoshëm sipas këtij ndihmës-makinisti dhe përse duket se sot këto mjete udhëtimi janë harruar?

‘’ Për cdokënd që ka jetuar pak kohë jashtë, është mjeti më efikas në botë, ke saktësinë e orarit të nisjes, ke një siguri tej mase të madhe, ke komoditet më të madh, ke shkurtime në distanca, bëhet fjalë gjithmonë nëqoftëse bëhet një linjë shumë efikase, dhe asnjëri nuk do ta përdori më makinën’’ u shpreh ai.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/10/2020 02:08

    Mua me ka pelqyer gjithemone udhetimi me tren.Po kur hanim buken dhe e ndanim me udhetaret e tjere,po kur shitesit ambulante shisnin,neper stacione,fruta,misra te pjekur,xhingla etj?!S'ka si udhetimi me tren!Tani, kur te restaurohen hekurudhat dhe te hapen rruge te tjera,besoj do sjellin trena te rinj.Nuk do ishte keq qe xhamat ti bejne te blinduar dhe trenat te lyhen me vernik special qe zhgaravinat te lahen kollaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani