Në Angli, konkretisht te Liecesteri, qendërmbrojtësi Harry Maguirre, ka informuar klubin, trajnerin Rodgers por edhe shokët e skuadrës së dëshiron të largohet. Për 26-vjeçarin Manchester United është gati të pagujë 75 mln paund, diçka të cilën ‘djajtë’ ishin gati ta bënin edhe sezonin e kaluar.
Gjithsesi pas refuzmit të ‘dhelprave’ një vit më parë tani duket se dëshira e lojtarit do të bëjë diferencën. Nëse Maguirre do të shkoj te Manchester United atëherë shifra e kartonit do të barazonte rekordin e Van Dijk të blerë nga Liverpool-i.
Për anglezin e interesuar është edhe Manchester City, por për momentin 'qytetarët' po bëjnë rolin e vëzhguesit.