Majko: dhe të majtët u afeksionuan
me rusët në'40,për ideologji,jo para

Majko: dhe të majtët u afeksionuan<br />me rusët në'40,për ideologji,jo para<br>
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, foli sot në Seancën Parlamentare lidhur me disa çështje dhe diskutime aktuale në politikën shqiptare.

Ai shprehu se një pjesë e problematikave që diskutohen nuk janë çështje politike, duke përmendur rastin e heqjes së familjeve nga ndihma sociale. Ai tha se disa familje janë hequr vërtetë padrejtësisht, por kjo për shkak të keqfunksionimit të sistemit që është krijuar nga PD dhe po e vazhdon PS.

Majko përmendi edhe çështjen e lobimit rus, ku tha se edhe socialistët patën një “afeksion” me rusët por ky ishte ideologjik dhe përfundoi në vitet ’60, ku këshilloi PD që të pyeste se si mund t’i japin fund kësaj situate.

Fjala e plotë e Pandeli Majkos:
Një pjesë e problematikave që po diskutojmë ekziston. Ka njerëz që qeveria i ka lënë jashtë për arsye të ndryshme. Nuk po diskutojmë këtë, në një komision mund të bëhetky diskutim nga specialistë dhe të gjendet një zgjidhje. Sot të angazhosh kuvendin për një debat pse ka ngelur x dhe y jashtë sistemit nuk është e arsyeshme.

Çfarë doni të ndryshoni në këtë sistem që e keni krijuar ju? Do u thoni njerëzve që sistemin që krijuam ne nuk po e bëjnë mirë PS. Ky sistem ka keqfunksionim të brendshëm. Çdo Bashki ka një fond 6%, sot nëse do të bënim një diskutim, ai do të ishte nëse ju do të kishit një skemë, një kërkesë për ta ndryshuar këtë skemë. Ka një disbalancë për ta diskutuar këtë si problem politik.

Po flas bazuar në eksperiencë. Një pjesë e njerëzve meriton ndjesë, ka nga ata që kanë ngelur pa të drejtë. Ky sistem modern që është krijuar ka probleme për një njeri që është në fshat. T’i flasim pak gjërat me këmbë në tokë dhe të kërkojmë vështirësitë e sistemit që ju e krijuat dhe ne po e vazhdojnë. Cilat janë arsyet politike? Pse e bëjmë këtë presion tani për zgjedhjet e vitit që vjen? Edhe kur themi gënjeshtra, le të bëhet pak më e besueshme. Ky sistem gjithçka mund të jetë jo çështje politike. Paska zgjedhje vitin që vjen dhe në po u bëkemi presion tani në mars.

Edhe ne e teprojmë me këtë sponsorizimin e rusëve për PD. Unë nuk jam dakord me kolegun Balla.

Z Mina, nga '49 deri '61 edhe e majta ka pasur një afeksion me Rusinë, por për ideologji jo për para. Kjo partia jonë e vjetër...na duket shumë interesant ky lobimi që bëni duke marrë para nga rusët. Duhet të na pyesni neve sepse ne e mbyllem këtë punë në 60 dhe biles bëmë edhe një film. Do ta mbyllim me "lule ti, lule unë, dil këtej se kam pak punë".

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja