Një diskutim ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste midis Edi Ramës dhe Pandeli Majkos. Ish-kryeministri i është referuar rreth 1000 orëve video erotike që përfliten se ndodhen në duart e Ergys Agasit, biznesmenit të akuzuar për dosjen ‘AKSHI’, në të cilat aludohen të përfshihen edhe emra brenda familjes socialiste.
Ai ka kërkuar distancimin e tyre dhe largimin nga funksionet që mbajnë nëse janë të përfshirë në video, në kuadër edhe të zgjedhjeve vendore që janë vetëm pak muaj larg.
“Se qarkullojnë edhe nja 1000 video intime, ku janë të përfshirë edhe persona këtu. Kush është i përfshirë të largohet”, mësohet se ka thënë Majko.
Por reagimi më i çuditshëm erdhi nga kryeministri Edi Rama, i cili përdori si argument fotot e tij nudo, të publikuara si armë zgjedhore nga ana e Partisë Demokratike para zgjedhjeve të vitit 2007 kur atëherë kryetari i PS-së në opozitë kandidonte për kryebashkiak të Tiranës. ës.
“Pa merak Pandi se kur më dolën mua nudot, vetëm ti dhe mamaja ime u shqetësuat, por vetëm u rritëm në sondazhe e vota” , ia ka kthyer kryesocialisti.
Nga Asambleja e Partisë Socialiste të shtunën janë raportuar tensione në diskutimet pa kamera, me Erion Veliajn që u shkarkua nga pozicioni i drejtuesit politik të partisë në kryeqytet dhe Elisa Spiropali e Plarent Ndreca të larguar nga të gjitha forumet.
Përplasja kishte nisur të përshkallëzohej që përpara mbledhjes. Pasi nuk siguroi leje për të marrë pjesë fizikisht në Asamble, Veliaj u dërgoi anëtarëve të saj fjalimin që kishte përgatitur. Nga qelia, kryebashkiaku shkoi deri te kërkesa për një mocion mosbesimi ndaj Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, një sfidë të cilën kryeministri zgjodhi ta kalonte në heshtje.
Por Asambleja e së shtunës nuk u mbyll vetëm me largimin e Veliajt nga drejtimi politik i Tiranës. Me kërkesë të Ramës, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca u lanë jashtë forumeve drejtuese të PS-së, megjithëse për këtë vendim nuk u zhvillua asnjë votim formal.
Për Spiropalin, ky duket të jetë një prej zhvillimeve më të forta një marrëdhënie politike që dikur e kishte vendosur mes bashkëpunëtorëve më të afërt të kryeministrit. Nën drejtimin e Ramës, ajo u ngjit nga posti i ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në krye të Kuvendit dhe më pas të diplomacisë shqiptare. Por pas largimit të papritur nga qeveria dhe rikthimit vetëm si deputete, Spiropali nisi të artikulonte kritika ndaj mënyrës së qeverisjes.
Deri më tani, ish-kryetarja e Kuvendit nuk ka reaguar publikisht për vendimin e Asamblesë, ndërsa largimi i saj dhe i Plarent Ndrecës, ish-deputet socialist dhe avokat i Veliajt, ka hapur një tjetër kapitull të përplasjeve brenda shumicës.
Asambleja që në fokusin e saj kishte zgjedhjet e 2027, dhe integrimin evropian, i la në hije këto dy zhvillime për shkak të përplasjeve të brendshme të socialistëve që kulmuan me përjashtime dhe tensione gjatë fjalimeve të disa prej figurave kryesore të PS ndër vite.
-
Perfundimisht ketyre u ka plasur cipa .
Përgjigju -
per te gjith ATA qe jan te shqetesuar se kush do e zevendesoje Ramen, perpara jush Ai Pandi Majko. ka zevendesuar cdo kryeminister socialist sa here ja kan kerkuar ambasadat. rames ja kan pre letrat sepse neper filmime shfaqet dhe vete ai, ndaj behuni gati per qeverine Majko3. maxhoranca nuk zhbehet dhe i hapet rruge nje qeverie qe do case j vendin ne BE
Përgjigju -
Me ket hund qe ka pandeli jevgu sle gje pa nuhat
Përgjigju








Komente
Komento