Ish-kryeministri Pandeli Majko në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’ deklaroi se koalicioni qeverisës me LSI po përjeton tensione të brendshme, gjë që u bë më e dukshme gjatë diskutimit të reformës së drejtësisë duke nxjerrë disa probleme.
Deputeti i PS, Majko u shpreh se ka një lëvizje të LSI për një marrëdhënie më të afërt me PD, që nuk duhet gjykuar negativisht, por gjithësesi sipas tij koalicioni ka nevojë për një diskutim të hapur dhe transparent për sfidat e qeverisjes së përbashkët.
“Diskutimi i reformës nxori disa probleme, ka një lëvizje të LSI për një marrëdhënie më të afërt me PD, por nuk duhet parë në sensin e negativitetit.
Partia Socialiste ka për detyrë të diktojë tonin e qeverisjes, larg aludimeve, larg akuzave, apo intrigave, por me diskutim të hapur e transparent.
E ardhmja e kësaj qeverisjeje nuk është një histori sallonesh, por një diskutim serioz që t’i shërbejë mbarëvajtjes së qeverisjes, si dhe reformave në pritje, përfshirë reformën zgjedhore.
Nëse marrëdhënia PS-LSI vazhdon përmes deklaratave, dhe në distancë nga njëra-tjetra, do të bëhet e nevojshme marrja e një vendimi për partneritetin e palëve në koalicion.
Kam dëgjuar deklarata edhe nga LSI, por pakënaqësitë dhe problemet duhen biseduar në tavolinën e diskutimeve në mënyrë institucionale pa ngjalë përballë’përfundoi Majko.
Ish-kryeministri u ndal edhe te miratimi i Reformës në Drejtësi, ku vlerësoi ndërkombëtarët si vendimtar, pasi sipas tij pa rolin e tyre nuk do të ishte miratuar, ndërsa fajësoi opozitën për pengesat deri në arritjen e miratimit.
“Procesi për miratimin e reformës në drejtësi nuk lë vend për optimizëm për punën e Kuvendit, arritja e votave ishte pasqyrë e insistimit të fortë nga ambasadorët e huaj si dhe presionit të publikut, pasi mungonte vullneti i palëve politike në vend për të përmbushur këtë mision.
Miratimi i reformës ishte dëshmi se Perëndimi në marrëdhëniet e tij me Shqipërinë mbajti krahun e publikut shqiptar dhe jo të politikës shqiptare” shprehet zoti Majko.
Deputeti i PS, ishte i ftuar nga Instituti Demokratik Amerikan në Kuvendin e Filadelfias.
Intervista e plotë e deputetit të PS, Pandeli Majko
Ju jeni në Konventën kombëtare të Demokratëve amerikanë, çfarë kuptimi kanë për ju zgjedhjet presidenciale në SHBA?
Kjo është një mundësi për të takuar miq të vjetër dhe për të ndjekur nga afër një nga momentet më të rëndësishme të politikës amerikane, por që tanimë nuk është një moment i rëndësishëm për SHBA-në, por për gjithë botën. Pasi është një vend, i cili me lidershipin e tij ndikon në një mënyrë apo tjetër në fatet edhe të kombeve të tjera. Me zonjën Klinton, ne shqiptarët ndajmë një histori të veçantë, një kujtesë të veçantë që ka të bëjë me atë çfarë bashkëshorti i saj, ish-presidenti Klinton, kanë dhënë për luftën e Kosovës dhe çlirimin e saj, për të drejtat e shqiptarëve e kështu me radhë.
Le të kthehemi te politika në Shqipëri. Reforma është miratuar, dhe pse pati tensione politike të mëdha…
Dua të jem te pjesa e njerëzve optimistë, pavarësisht se kam besuar se Reforma në Drejtësi do të kalonte ashtu siç kaloi. Mbase nuk isha shumë i bindur se do të kalonte me 140 vota pro, por mendoj se kjo reformë dhe duhet pranuar kështu siç është, se pa ndihmën e Perëndimit, SHBA-ve dhe BE-së, reforma vështirë se do të kalonte në Kuvend. Kuvendi, në një mënyrë apo tjetrën, për disa arsye mendoj, pa dashur të jem thellësisht qortues karshi qëndrimeve të disa palëve në Kuvend, u kthye në një regres dhe ne u dukëm pak a shumë me statusin e ish-Komitetit Qendror të Partisë së Punës në periudhën e viteve ’90. Reforma në Drejtësi mendoj se u miratua nën një presion të tillë, një presion nga publiku dhe nga Perëndimi. Mendoj se të gjitha partitë patën një rast për të pasur një takim me të kaluarën e tyre dhe mendoj për sa më takon, ndihem krenar për atë që bënë kolegët e mi dhe Partia Socialiste.
Mënyra se si e pasqyroni arritjen deri në këtë pikë të reformës, mos është pak e njëanshme po të kemi parasysh se pati kundërshtime të forta për mënyrën se si u miratua reforma?
Mund ta kishim zgjidhur vetë pa ndërhyrjen e fuqishme të ambasadorëve, në mënyrë të veçantë ambasadorit Lu dhe Vlahutin. Por mendoj se presioni i Perëndimit ishte domethënës, i paprecedentë dhe kjo duhet thënë kështu siç është dhe pa këtë presion vështirë se reforma do të kalonte dhe në planin matematikor. Do të kishim probleme shumë të mëdha dhe e përsëris se nuk hyj tek optimistët për të thënë që kjo që bëmë ne si Kuvend ishte një gjë gjeniale. Jo! Ne u ndodhëm nën një presion të madh të publikut, të Perëndimit dhe ky ishte rezultati i votimit me 140 vota. Nuk kemi pse fshihemi pas gishtit, realiteti është ky.
Megjithatë, pas miratimit të reformës ka filluar një lojë politike për të deklaruar fitues dhe humbës. Pse duhet bërë kjo?
Nuk besoj se ia vlen që të diskutojmë për humbës dhe fitues në këtë pikë. Mendoj se ne do të ishim fitues nëse ne do ta kishim bërë vetë këtë dhe jemi deri diku humbës, përderisa politika shqiptare u vu nën këtë presion të paprecedentë nga Perëndimi, por dhe nga publiku shqiptar dhe nga një pjesë e rëndësishme e shoqërisë civile që kjo reformë të kalonte. Në analizën e fundit Perëndimi mbajti anën e publikut shqiptar dhe jo të politikës shqiptare. Sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ripohuan një fakt shumë të rëndësishëm të cilin ne politikanët kemi qejf ta themi dhe nuk kemi qejf ta themi: Miqësia e SHBA me Shqipërinë nuk ka kaluar nga dyert e politikës, por ka kaluar nga dyert e shqiptarëve, sidomos nga emigracioni shqiptar, që nga koha e Nolit e deri më sot.
Në fakt, faktori ndërkombëtar i mori parasysh shqetësimet e bëra nga opozita, por duhet pranuar se maxhoranca po tregonte një infleksibilitet, derisa u votua me një kompromis të asaj që donit ju dhe opozitës…
Sinqerisht do të doja të ishte kështu, që gjithë kjo histori të ishte pjesë e mospranimit tonë. Deklaratat e SHBAve dhe BE-së, shpesh shumë të ashpra në drejtim të lidershipit të opozitës, e sjellin të natyrshëm faktin se pengesë nuk ka qenë maxhoranca. Megjithatë, dëshiroj të them se kjo nuk më bën të ndihem i lumtur, në fund fare Shqipërisë nuk i intereson të ketë asnjë segment politik që të ketë një vokacion antiperëndimor. Shpresoj dhe mendoj se kjo nuk ka për të ndodhur.
Debat ka pasur edhe për paketën e ligjeve…
Nuk besoj se këtu bëhet fjalë për interesa nenesh, e përsëris edhe një herë faktin që jemi në Konventën e Partisë Demokratike e ku liria e të thënit të gjërave është dominante. Mendoj se nuk bëhet fjalë për nene të caktuara, por për interesa politike të pushtetit, për pushtetmbajtjes sot dhe të pushtetmarrjes nesër. Por, me ndryshimet kushtetuese, gjërat janë të kuadratuara dhe ne nuk mund të dalim as jashtë tyre dhe as t’i japim më pak nga ç’janë shkruar, që garantojnë të ardhmen e drejtësisë së pavarur në Shqipëri.
Është folur gjatë këtij procesi për problemet e brendshme që mund të ketë koalicioni. Zoti Meta gjatë procesit të reformës, të paktën dy herë, paralajmëroi se nëse kjo nuk do të zgjidhej, do të jepte dorëheqjen, ose bëri thirrje për qeveri teknike. Duket se ka një tension mes PS-së dhe LSI-së, megjithëse zoti Meta në intervistën për “Zërin e Amerikës” foli për intriga dhe thashetheme politike, duke deklaruar se i qëndron marrëveshjes. Si e lexoni ju situatën, si është në të vërtetë, duke qenë se ju jeni brenda PS-së?
Ka një të vërtetë. Me diskutimin e Reformës në Drejtësi, ne nuk mund të themi dhe nuk mund ta fshehim në mënyrë të përgjithshme se koalicioni po funksionon në rregull dhe gjithçka është si më parë. Mendoj se diskutimi i Reformës në Drejtësi nxori disa probleme dhe sigurisht ka një lëvizje të LSI-së për një marrëdhënie më të afërt me Partinë Demokratike. Mendoj se kjo nuk duhet parë në sensin e negativitetit. Ajo që është përgjegjësia e PS-së në marrëdhënie me LSI-në dhe anasjelltas, është se si do të ndërtohet e ardhmja e qeverisjes. Sepse qeverisja është një nga gjërat më të rëndësishme dhe nuk ka të bëjë thjesht cilat janë llogaritë e PS-së dhe cilat janë ato të LSI-së, apo të PD-së, për pushtetin kur do të bëhen zgjedhjet.
Ajo që ne duhet t’i bëjmë pyetjen vetes, qoftë PS-ja dhe qoftë LSI-ja, është se si do ta ndërtojmë dhe si do ta vazhdojmë këtë histori të përbashkët të qeverisjes së vendit. Nuk mund të vazhdojmë me aludime, me akuza dhe me intriga dhe jam dakord me atë që ka thënë Meta në këtë drejtim. Por në funksion të një diskutimi të hapur dhe transparent përballë njëri-tjetrit. Se cila do të jetë e ardhmja e kësaj qeverisjeje, mendoj se kjo është jo pikëpyetja, por një pyetje shumë e rëndësishme publike, pasi ne e kemi marrë votën për të qenë seriozë, jo vetëm me të majtët, por edhe me të djathtët.
Qeverisja nuk mund të jetë një histori sallonesh, por duhet të jetë një histori e përgjegjshme që kërkon një ridiskutim, pse jo, të marrëdhënies së koalicionit midis PS-së dhe LSI-së, si do ta vazhdojmë këtë koalicion, si do ta ndërtojmë të ardhmen e qeverisjes, sepse kemi edhe një vit qeverisje, kemi dhe reformën zgjedhore që pret të diskutohet. Mendoj se nga ky soliditet i marrëdhënies së PS-së dhe LSI-së, sigurisht do të varet edhe ecuria e hapave të parë që do të hedhë Reforma në Drejtësi.
Nëse ne do të vazhdojmë thjesht me tempin e deklarimeve dhe të ruajtjes së një distance nga njëri-tjetri, mes PS-së dhe LSI-së, atëherë do të jemi në një drejtim për të cilin duhet të marrim një vendim, se si do ta vazhdojmë marrëdhënien, ne me LSI-së dhe LSI-ja me ne. Nuk e them këtë në sensin e të bërit presing, por e them në sensin e përgjegjësisë që të dyja palët kanë përballë publikut për qeverisjen e vendit.
Kam dëgjuar deklarata edhe nga përfaqësues të LSI-së që janë shprehur dhe për vazhdimin e koalicionit, por mendoj se pakënaqësitë, problemet dhe të gjitha historitë që grumbullon një qeverisje në radhë të parë duhen diskutuar në tavolinën e bisedimeve në mënyrë institucionale, sigurisht pa ngjala përballë. /“ZËRI I AMERIKËS”
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO