TIRANE - Pranimin e të dy kandidatëve, Erjon Veliaj dhe Halim Kosova për të bërë një debat publik e ka përshëndetur edhe deputeti socialist Pandeli Majko.
Përmes një statusi në Facebook, Majko shkruan se është për tu përshëndetur fakti që parimisht është rënë dakord për të bërë një debat public mes të dy kandidatëve.
Por ndryshe nga sa jemi mësuar me figurën serioze të Pandeli Majkos, ky i fundit ka zgjedhur të paralajmërojë përmes një batute kandidatin e djjathtë duke i thënë të bëjë kujdes pasi në studiot televizive Erjon Veliaj është në maternitetin e tij.
Statusi i plotë i Pandeli Majkos në Facebook
Me ne fund, kandidatet kryesore per Bashkine e Tiranes kane rene dakord ne parim qe te zhvillojne debat publik. Ky eshte nje lajm i mire. Ai nuk eshte “cudia” e vitit pasi e kunderta do te ishte e vertete.
Debati publik Veliaj - Kosova do te respektoje nje komunitet prej 1 milion vetesh ne Bashkine e Tiranes. Komunikimi i stafeve dhe vendosja e nje grafiku komunikimesh publike te perbashketa ne tryezat me te ndjekura televizive do ti jape fund nje kulture “gri” politike e cila ka thelluar hendekun midis politikes dhe publikut ne vend.
Doktor Kosova e ka nje “homolog” ne fushaten per Bashkine e Tiranes i cili kishte jave qe ja kujtonte kete fakt dhe ky eshte Erion Velia. Vendimi i kandidatit te opozites eshte nje akt ne drejtimin e duhur. Urime Doktor Kosoves…vec kujdes se Velia ne studion televizive eshte ne “maternitetin” e tij.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com