TIRANE-Gjatë hetimeve të cilat zbuluan përfshirjen e gjyqtares Majlinda Andrea në korrupsion ku me 50 mijë euro jepte një vendim gjyqësor, Krimet e Rënda kanë pasur informacion se në këtë skandal të përfshirë kanë qenë dhe 3 gjyqtarë të tjerë, 2 avokatë dhe një zyrtar i Agjencisë së Kthim kompensimit të Pronave.
 
Këtë fakt e bëri publik Oficeri Policisë Gjyqësore Petrit Gjecaj në dëshminë e tij para togave të zeza, ndërsa sipastij informacioni që ata dispononin nuk rezultoi i gjithi i vërtetë por në rastin e Andreas ishte i vërtetë pasi tashmë për këtë rast ka prova të pakundërshtueshme tha ai.
 
Dëshmia e Gjecajt u shoqërua me tension e debate në sallë mes tij dhe avokatit Ardian Visha pasi ky i fundit kërkoi që Gjecaj në cilësinë e personit që filloi hetimet të tregonte si kishte arritur të siguronte informacioni.
 
Gjecaj refuzoi të tregojë burimin, por kërkesën e avokatit e rrëzoi dhe Kolegji Penal i kryesuar nga Evelina Qirjako të cilët vendosën se OPGJ nuk kishte detyrim ligjor të tregonte burimin.
 
Vetë Andra nuk ishte e pranishme në seancë ndërsa këtë të hënë u vendos të merret dhe dëshmia e bashkëshortes së Petraq Dashit dhe pse ajo ka qenë e pranishme në cdo seancë çka dëshminë e saj do ta bënte të pavlefshme.
 
Replikat nuk munguan dhe mes gjyqtarëve të cilët u ndanë 3 me dy në vota përsa i përket marrjes së dëshmisë së bashkëshortes së Petraq Dashit që nga hetimet rezulton i afërm i Majlinda Andreas dhe sekseri i 50 mijë eurove për vendimin e gjykatës.
 
dy.b/shqiptarja.com