Çfarë s’bëri për t’u bërë një çikë magazinier:). Por, për famën që i dha Roland Trebickës dhe humorin që solli në teatrin shqiptar, për të na dhënë frymëmarrje edhe sot e kësaj dite, mbetet një personazh që s’përsëritet kurrë.
Sepse s’do të ketë me kurrë një Land Trebicka të dytë...Lamtumirë Roland Trebicka!”
Kështu e nis komentin e saj komikotragjik deputetja Majlinda Bregu në rrjetin social të saj Facebook, ku e nis me të qeshur e më pas bëhet tejet serioze, për humbjen e një prej kolosëve të artit shqiptar, të madhin Roland Trebicka, i cili u nda nga jeta pas një sëmundjeje të gjatë duke lënë pas një mori rolesh në historinë e artit shqiptar, për të cilët do të mbahet mend gjatë, shumë gjatë!
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)