INDI: Banorë të qytetit Agra në Indinë Veriore janë përballur me një problem shumë shqetësues kur qindra majmunë janë futur në qytet dhe i kanë shndërruar rrugët në shtëpinë e tyre të re.

Majmunët prej kohësh hyjnë në shtëpitë e banorëve duke u vjedhur ushqime dhe rroba, çka i ka bërë ata të vendosin kangjella hekuri nëpër dritaret e banesave për t’u mbrojtur. 

monkey


Një prej përfaqësuesëve të qytetit shprehet i shqetësuar se që prej kohës kur këta majmunë “sulmuan” qytetin jeta e tyre është kthyer në një mankth.

Ata ndihen si të burgosur në shtëpitë e tyre, nuk munden të dalin në dritare, as të darkojnë apo qëndorjnë në tarracat e shtëpive.

Madje as fëmijët nuk mund të luajnë më në ambjentet e jashtme pasi nuk i dihet kurrë se kur mund të kafshohesh prej tyre.


Këta majmunë adhurohen nga Komuniteti Hindu në Indi, ashtu si avatarët e zotit Hanuman, një lloj specie e ngjashme me qëniet njerëzore dhe një karakter kryesor në poemën epike Ramajana.

Për shkak të kësaj shumë njerëz i ushqejnë dhe kjo i ka shndërruar në kërcënim për pjesën tjetër të qytetarëve. 


Ndërsa qyteti i Agras zgjerohet, pyjet përreth zvogëlohen gjithnjë e më shumë dhe kjo është arsyeja përse majmunët kanë braktisur habitatin e tyre natyral dhe i janë drejtuar qytetit në kërkim të ushqimit dhe strehimit. 
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)