Makarona furre me perime dhe beshamel
Përbërësit:
- 500 gr rigatoni
- 2 kunguj të njomë
- 4 lugë gjelle gjalpë
- 500 gr peshk pa hala
- 1 filxhan brokoli
- 1½ filxhan salcë beshamel
- ¼ filxhan majdanoz i grirë
- 200 gr parmixhano i grirë
- 200 gr mocarela e grirë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kriposni fetat e kungullit dhe lërini të kullojnë për rreth 20 minuta. Shpëlajini dhe thajini mirë. Në një tigan shkrini gjysmën e gjalpit dhe skuqni lehtë copat e peshkut derisa të marrin ngjyrë. Shtoni brokolin dhe majdanozin, përziejini dhe hiqini nga zjarri. Përgatitni salcën beshamel dhe përzieni në të gjysmën e parmixhanos. Zieni rigatonit në ujë me kripë derisa të jenë al dente. Kullojini. Përziejini makaronat me beshamelin, përzierjen e peshkut dhe gjysmën e djathërave. Vendoseni masën në një tavë, sipër hidhni pjesën tjetër të parmixhanos dhe mocarelës, pak piper të sapobluar dhe copëzat e gjalpit të mbetur. Piqeni në 200°C për 35 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë. Shërbehet menjëherë, e nxehtë.
Komente











