Makarona me mish të grirë nga zonja Albana

Makarona me mish të grirë

Përbërësit:

  • 500 gr makarona
  • 400 gr mish i grirë
  • 1 qepë mesatare
  • 2 thelpinj hudhër
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 400 gr salcë domatesh
  • 1 lç rigon ose borzilok i tharë
  • Kripë dhe piper sipas shijes
  • Pak djathë kaçkavall
  • Pak majdanoz për dekorim

Përgatitja:

Në një tenxhere të madhe me ujë të vluar me kripë, ziejmë makaronat sipas udhëzimeve të paketimit. I kullojmë dhe i lëmë mënjanë. Ndërkohë në një tigan të thellë, ngrohim vajin e ullirit në zjarr mesatar. Shtojmë qepën dhe hudhrën dhe i kaurdisim derisa të zbuten. Shtojmë mishin e grirë dhe e skuqim derisa të marrë ngjyrë kafe duke e përzier vazhdimisht për të shmangur formimin e kokrrizave. Më pas hedhim salcën e domates mbi mishin e grirë. Rregullojmë shijen me pak rigon ose borzilok, kripë dhe piper. E lëmë të ziejë në zjarr të ulët për 15 minuta, duke e përzier herë pas here. Në fund shtojmë makaronat e ziera në tigan dhe i përziejmë mirë që salca të përhapet në mënyrë të barabartë. Nëse dëshirojmë më shumë lagështi, shtojmë pak nga uji i zierjes së makaronave. I shërbejmë makaronat të ngrohta, sipër hedhim pak djathë të grirë dhe e dekorojmë me majdanoz.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 09:13

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Donald Trump betohet si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara

Donald Trump betohet si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara