“Terrafugia” ka filluar projektimin e makinës së parë fluturuese. Kjo makinë pritet të dalë në shitje për tetë ose 12 vjet. Kompania “Terrafugia” që do të ndërtojë këtë makinë e ka bazën në Massachusetts. Sipas dizajnuesve, kjo makinë nuk do të ketë nevojë për një pistë që të ngrihet në fluturim pasi do të ketë një madhësi të vogël.
Makina fluturuese TF-X do të jetë në gjendje të ngrihet në fluturim edhe duke qëndruar në vend, në qoftë se ju dëshironi të shmangni trafikun e rënduar. Megjithatë, për të realizuar këtë, krahët kërkojnë një diametër 100 metra për t’u hapur.
Ky model do të arrijë një shpejtësi rreth 320 km/orë dhe për të patur në pronësi këtë mjet nevojitet edhe një liçencë piloti përveç patentës së makinës.
Në fakt shkëncëtarët janë përpjekur për të ndërtuar një makinë të tillë që në vitin 1930, por nuk ja kanë arritur. “Terrafugia” është e para kompani që i është afruar kaq shumë këtij projekti dhe që mund të bëhet realitet.
Qeveria tashmë i ka dhënë lejen kësaj kompanie që të përdorë goma të veçanta dhe xhama më të lehtë që janë të ndryshme nga ato të automjeteve të tjera, në mënyrë që makina të ketë një peshë më të lehtë.
Akoma nuk ka një çmim paraprak për modelin e makinës fluturuese.
/Shqiptarja.com