Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në aksin rrugor "Korçë-Ersekë", në fshatin Ravonik.
Një automjet ka përplasur një këmbësore rreth 55-vjeçe.
Kjo e fundit është transportuar në spital, teksa drejtuesi i makinës është shoqëruar në Komisariat.
“Rreth orës 10:30, në aksin rrugor "Korçë-Ersekë", në fshatin Ravonik, automjeti me drejtues shtetasin A. D. ka përplasur shtetasen N. I., rreth 55 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Komente






