Ka rezultuar fatal për 12-vjeçaren Dori Lleshi, aksidenti i pasdites të kësaj të diele në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, në afërsi të Qafë Muzinës. 12-vjeçarja ndërroi jetë në Spitalin e Gjirokastrës, rreth 6 orë pas aksidentit.  

12 vjeçarja ka mbërritur në Spitalin e Gjirokastrës në vdekje klinike. Ajo ka pasur dëmtime të rënda në kafkë, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Mësohet se e mitura nuk është transportuar në drejtim të Tiranës për shkak të gjendjes së saj kritike dhe është mbajtur në reanimacion për disa orë, deri kur ka ndërruar jetë. 

Dori Lleshi po udhëtonte me familjen e saj në drejtim të Greqisë me një makinë tip "Golf" kur është përplasur në zbritje të Qafë Muzinës me autobusin me studentë nga Tirana, të cilët po ktheheshin pas një ekskursioni në qytetin bregdetar. 

Ora 18:00 Përcillen me helikopter drejt Tiranës 2 të plagosur rëndë
Dy prej të aksidentuarve në Sarandë, janë përcjellë menjëherë me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë, pas dhënies së ndihmës së parë mjekësore në Spitalin e Gjirokastrës. E rëndë paraqitet gjendja edhe për dy të plagosur të tjerë, të cilët janë transportuar me autoambulancë në drejtim të Tiranës. 

Ora 17:10 Policia: Të plagosurit, anëtarë të të njëjtës familje
Të plagosurit nga aksidenti janë 7 anëtarë të një familje nga Elbasani, nga të cilët 5 janë femra. Sipas Policisë së Sarandës, të lënduarit janë Aida Lleshi, Feruz Lleshi, Ana Lleshi, Selvie Lleshi, Aleksandra Lleshi, Dori Lleshi si dhe Rabie Lleshi. Policia sqaron se të dëmtuarit ndodheshin në automjetin me targë të huaj, konkretisht janë lënduar drejtuesi i mjetit, dy bashkëshortët si dhe 4 fëmijët e tyre. 

Autobusi ishte me studentë nga Tirana për ekskursion në Sarandë, i cili po kthehej për në kryeqytet. Asnjë nga pasagjerët e autobusit nuk është lënduar.  

Ora 16: 40 Sarandë, autobusi me studentë përplaset me autoveturën
Një autobus me studentë nga Tirana është përplasur në Sarandë me një makinë me targa greke duke lënë të plagosur 7 persona. Nga raportimet e para bëhet me dije se 7 të plagosurit udhëtonin në autoveturën drejt Greqisë. Mjetet e përfshira në aksident janë vetura tip "Golf" me targë KIB366 si dhe autobusi me targë AA655KU. 

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Qafa e Muzinës në Sarandë rreth orës 16:30. Fatmirësisht nuk janë shënuar viktima nga aksidenti por vetëm të lënduar.

aksidenti sarande

aksidenti sarande

aksidenti sarande

aksidenti sarande

aksidenti sarande

aksidenti sarande

aksidenti sarande

aksidenti sarande
(Foto nga aksidenti i autoveturës me autobusin në Qafë Muzinë)
 Foto të tjera..