Një punonjës i Bashkisë së Tiranës ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së mërkurës, pasi një automjet është përplasur me kazanët e mbeturinave ku po punonte 29-vjeçari.
 
Euxhen Kapxhiu ka humbur kontrollin e mjetit që po drejtonte dhe është përplasur me dy kazanë mbeturinash dhe si pasojë ka mbetur i lënduar punonjësi i bashkisë E.C.
 
29-vjecari i plagosur, i cili është punonjës pastrimi në Bashkinë e Tiranës ndodhet në spitalin ushtarak pasi ka pësuar dëmtime.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar edhe dy automjete nga kazanët të cilët ndodheshin të parkuara në rrugën dytësore.

Pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vend i ngjarjes, por vetëm një ditë pas aksidentit policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com