BUKURESHT — Policia në kryeqytetin rumun thotë se një makinë është përplasur në portën e ambasadës ruse, duke shpërthyer në flakë dhe duke e lënë të vdekur në vend.
Policia lokale thotë se makina u përplas në portë rreth orës 6 të mëngjesit të së mërkurës, por nuk hyri në kompleksin e ambasadës. Video e ngjarjes pasuese tregoi se makina u përfshi nga flakët ndërsa personeli i sigurisë vrapoi nëpër zonë.
Sipas policisë, zjarrfikësit të cilët kanë mbërritur në vendngjarje kanë mundur të shuajnë zjarrin por drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Akoma nuk ka një informacion për një motiv të mundshëm apo detaje të tjera.
Lajmi kryesor: