Gjashtë automjetet luksoze të sekuestruara nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Vin Number” do t'u kthehen personave të cilëve u janë vjedhur jashtë vendit dhe kompanive të sigurimit që i kanë paguar dëmshpërblimet kasko.

Ndërkohë personat të cilët i kishin blerë ato me dokumente të falsifikuara në Shqipëri, humbin të drejtën e pronësisë dhe duhet t'i drejtohen gjykatës për dëmshpërblim duke paditur shitësit abuziv, bënë me dije burime nga policia e Tiranës për Report tv.



Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com