ntegrimi i teknologjive më të fundit në automjete po nxjerr jashtë mode makinat e vjetra, por nga  moda duket se po del edhe mënyra e vjedhjes së tyre. Tashmë për të vjedhur një makinë moderne të duhet vetëm një pajisje e cila e blerë online kushton vetëm 20 dollarë.Këtë problem e ka hasur së tepërmi policia e Londrës.

Nga një investigim i bërë, ka rezultuar se në internet gjenden edhe video që të tregojnë se si t’i përdorësh ato.

Në muajin shkurt një skuadër kërkuesish krijoi një pajisje hakuese (CHT), e cila mund të integrohet në çdo rrjet kontrolli të makinës dhe të fusë kode në sistemin e makinës. Me anë të pajisjes hajdutët mund të kontrollojnë derën, dritat, timonin dhe frenat.

Funksioni i pajisjes bën kalimin e kodeve para të dhënave kontrollit të mjetit. Kjo pajisje nuk mund të shërbejë për të gjitha llojet e makinave, por vetëm ato që janë të integruara me sistem kompjuterik.



CHT


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)