Makoçi:Edi shoku im i  rinisë,sot
ndjek ëndrrat e tij, i uroj sukses

Makoçi:Edi shoku im i  rinisë,sot<br />ndjek ëndrrat e tij, i uroj sukses
Aktorja e mirënjohur e viteve ’80-’90, Matilda Makoçi është rikthyer për publikun shqiptar me një performancë shumë të veçantë në ekspozitën e artistes Natasha Bega e titulluar “Hare + m”.

E pyetur për marrëdhëniet e saj me ish-bashkëshortin Rama ajo është shprehur se ai ishte shoku i rinisë, me të cilin ndau shumë ëndrra dhe një djalë të mrekullueshëm si Gregu.

Aktorja ka vlerësuar faktin që në këtë ekspozitë u përmend Rama ndërsa i ka uruar shumë suksese në rrugën dhe misionin që ai ka zgjedhur të ndjekë.
 
 "Më vjen mirë që kur mora pjesë në këtë ekspozitë përmendet ish-bashkëshorti im Edi Rama. Ka qenë shoku im i rinisë me të cilin ndamë ëndrrat tona dhe kemi një djalë të mrekullueshëm, Gregun. Tani shoku im i rinisë ndjek rrugën e ëndrrave të tij dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse t'i uroj suksese në misionin e tij”, është shprehur ajo.

Rikthimi i Makoçit në skenën shqiptare, edhe pse jo në fushën e aktrimit ka zgjuar interes dhe ka gëzuar të gjithë ata që janë rritur me filmat e aktores së talentuar.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dita e katërt në qeli për “Babalen”, por Ervin Salianji vijon poston në Facebook nga Burgu! Telefonat dhe rrjetet sociale janë të ndaluara, si i realizon?

Dita e katërt në qeli për “Babalen”, por Ervin Salianji vijon poston në Facebook nga Burgu! Telefonat dhe rrjetet sociale janë të ndaluara, si i realizon?