MALESI E MADHE- Një 63-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në banesën e tij në Malësinë e madhe. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vukpalaj gjatë orëve të natës, ku Pashk Mujaj u gjet nga dy djemtë në banesën e tij i pajetë. Dy djemtë e 63-vjeçarit jetojnë në Angli, por janë shqetësuar për faktin se babai i tyre nuk u përgjigjej në telefon, dhe pasi janë kthyer në shtëpi kanë gjetur të pajetë të atin.
Dyshohet se 63-vjeçari është vrarë dy apo tre ditë më parë, ndërsa ende nuk dihen autorët e krimit.
Në vendngjarje u gjetën gëzhoja automatiku, dhe policia po heton në 2 pista, vrasje për shkak të grabitjes dhe vrasje për konflikte të dobëta.
/Shqiptarja.com