TIRANE - Mekanizimi që do përdoret për testimin e mësuesve do të bazohet në disa modele ndërkombëtare dhe provimi nuk do të ketë lidhje me njohuritë që ata kanë për lëndët. Kështu u shpreh në një intervistë për “Shqiptarja.com”, zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj e cila shpjegoi se si do të bëhet provimi në muajin shtator.

Gjithashtu zëvendësminitrja e arsimit përmendi se për Maturën Shtëtërore nuk do të ketë asnjë ndryshim përgjatë këtij viti dhe pranimet në Universitet do të bëhen me sistemin meritë-preferenc.