Babë dhe bir janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Malësinë e Madhe, pasi kanë plagosur një person.

Dan Toskaj, 60 vjeç dhe Besmir Toskaj, 34 vjeç në fshatin Vrakë kanë goditur me sende të forta personin me iniciale Q.S. për motive hakmarrje pasi prej disa vitesh janë në konflikt të ashpër si familje.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e tyre, së bashku edhe me Edmir Toskajn 36 vjeç (nipi i 60-vjeçarit) si bashkëpunëtor në plagosje.

Sakaq burimet pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës bëjnë me dije se i dëmtuari ka marrë ndihmën e nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com