Zjarr i fuqishëm në Bukëmirë të Mirditës, ndërhyn helikopteri! Rrezikohen banesat edhe në Fushë-Krujë, disa vatra zjarri! Në Elbasan në flaka kurora e ullishtës

Shumë vatra aktive zjarri në të gjithë vendin. Kjo është situta aktuale e përballjes me flakët, ndërkohë që në disa qyteteve situata është e rrezikshme. Një helikopter i Forcës Ajrore i është bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në fshatin Bukmirë të Mirditës, ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke rrezikuar djegien e banesave.  Ndërsa vatra aktive zjarri ka edhe në Durrës, në Klos, në Kurbin dhe Shkodër, Krujë, vatrat më kritike janë në Mirditë e në Fushë-Krujë, ku flakët janë përhapur deri pranë banesave.  Një vatër tjetër zjarri është aktivizuar në lagjen Zezë të Niklës ku flakët po përpijnë sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre dhe flakët po favorizohen ndjeshëm nga era e fortë. Flakët rrezikojnë disa banesa të kësaj lagjeje. Për shuarjen e flakëve janë nisur reparti zjarrfikës i Krujës po i vjen në ndihmë dhe Kamza. Në Krujë vatrat e zjarreve dyshohet se janë të qëllimshme, ndërkohë që askush nuk është ndaluar nga autoritet. 

Për shkak të zjarreve, OSSHE ka ndërprerë energjinë elektrike për zonat e linjës Rrëshen-Kaçinar në qarkun e Lezhës. Situata paraqitet më problematike edhe në Malësinë e Kurbinit, ku pyjet vijojnë të digjen prej të paktën 1 jave. Një zjarr i rënë në zonën e Skurajve është përhapur me shpejtësi në disa drejtime dhe shpesh herë, duke vënë në rrezik dhe zonën e banuar. Situatë e vështirë paraqitet edhe në Elbasan, teksa një zjarr i madh ka përfshirë ullishtën pranë qytetit. Deputetët të opozitës, si Luçiano Boçi kanë akuzuar autoritet se e kanë lënë situatën në mëshirë të fatit. 

Deri tani flaket kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje, ndërsa ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të vështirë malor. Banorët e zonës thonë se situata është mjaft problematike, duke akuzuar autoritetet për mungesë vëmendje dhe angazhim të dobët për të shuar këtë zjarr.

Prej dy ditësh flaket e zjarrit kanë deportuar dhe në zonën e Malit të Bardhë, ndërsa e vetmja mënyrë për të shuar flaket është ndërhyrje nga ajri që deri tani nuk ka ndodhur. Në këto kushte banoret i kanë kthyer sytë nga qielli me shpresën se do ketë reshje që shiu që mund të shuajnë flakët. Ministria e Mbrojtjes raporton se në 24 orët e fundit ka pasur 23 vatra aktive zjarri, ndërkohë që në katër vatrat që janë aktualisht aktive po ndërhyhet nga forcat zjarrëfikëse.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:34
Flakët në Elbasan, Meta: Nuk ka asnjë masë, lini pushimet dhe shuani zjarret

1659904541_298089366609523993876173716334232648579228n.jpg

‘Ndërprisni pushimet, ngrihuni në këmbë dhe shuani zjarret’. Ky është apeli i kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për autoritetet teksa shpreh shqetësimin për zjarrin në Elbasan ku sipas tij po digjet kurora e gjelbërt e qytetit.

“Kurora e gjelbërt e Elbasanit, pasuri publike natyrore, vazhdon për orë të tëra të shkrumbohet nga zjarri, papërgjegjshmëria dhe indiferenca shtetërore. Megjithë alarmet e ngritura asnjë ndërhyrje efektive dhe asnjë masë. Ndërprisni pushimet, ngrihuni në këmbë dhe shuani zjarret”, ka shkruar Meta në Facebook. 

 

Ora 21:47
VIDEO, flakët mbulojnë qiellin e Fushë-Krujës! Zjarri i qëllimshëm në Nikël, rrezikohen banesa

 

Zjarret, që në numrin më të madh të tyre, janë të qëllimshme, nuk kanë fund në Rrethin e Krujës.

Një vatër tjetër zjarri është aktivizuar në lagjen Zezë të Niklës ku flakët po përpijnë sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre dhe flakët po favorizohen ndjeshëm nga era e fortë.

Flakët rrezikojnë disa banesa të kësaj lagjeje. Për shuarjen e flakëve janë nisur reparti zjarrfikës i Krujës po i vjen në ndihmë dhe Kamza.

Ora 21:26
Zjarri në ullishtën e Elbasanit, Luçiano Boçi: E tmerrshme, në dorë të fatit! Askush nuk ndërhyn

 

Në Elbasan një zjarr i madh ka përfshirë ullishtën e qytetit. Nënkryetari i’Foltores’ së Berishës, që është edhe deputet në Elbasan, Luçiano Boçi ka publikuar video nga zjarri.

“E tmerrshme! Qindra, mos mijëra rrënjë ullinj, të kurorës së gjelbërt të Elbasanit, një pasuri e tërë kombëtare, me vlera të shumëfishta, vazhdon të digjen pa mëshirë, me gjithë alarmet e ngritura kudo. Asnjë ndërhyrje, asnjë masë. Zoti pastë mëshirë e sjelltë pak shi! Qeveria po zbaton moton: Me zjarrin e qeverinë mos luaj”, shkruan ai.

Ora 18:44
Zjarr i madh në pyjet e Ersekës, mendohet të jetë i qëllimshëm! Zjarrfikësit po luftojnë me flakët

 

Një zjarr i madh në masivin pyjor pranë Ersekës.Zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm ndërkohë që zjarrfikëset janë në vendngjarje për të berë te mundur shuarjen e zjarrit.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit që ka vënë zjarrin. Aktualisht po punohet fort nga forcat zjarrfikëse për të shuar flakët dhe sipas informacioneve janë drejt fundit.

Ora 17:58
Përfshihet nga flakët sipërfaqja e mbjellë me ullinj në Elbasan

 

Prej mesditës është përfshirë nga flakët një sipërfaqe me ullinj në Elbasan.

Zjarrfikësit ndodhen në vatrën e zjarrit për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

Ora 17:32
2 vatra të reja zjarri në Krujë, flakët përhapen me shpejtësi

 

Dy vatra te tjera zjarri janë aktivizuar në rrethin e Krujës, njëra në fshatin Halil dhe tjetra në kodrat e fshatit Arrameras.

Të favorizuara nga era, flakët po përhapen me intensitet, duke djegur shkurre e pemë në ato zona.

Momentalisht nuk rrezikohen banesa, por zjarri po avancon me shpejtësi.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy zjarrfikëset e Krujës, të ndihmuara nga një e Kamzës dhe një nga Tirana.

Ora 16:18
Mirditë, zjarr i madh në fshatin Bukmirë, ndërhyn helikopteri për shuarjen e flakëve

 

Një helikopter i Forcës Ajrore sapo i është bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në fshatin Bukmirë në Mirditë, ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha.

Për shkak të rrezikut nga zjarri, banorët kanë dalë nga banesat e tyre,

Sipas asaj që njofton Ministria e Mbrojtjes forcat zjarrfikëse nga Mirdita, Tirana, Kukësi e Burreli janë duke punuar nga terreni. Dyshimet janë se si në Krujë ashtu edhe në Mirditë zjarret janë të qëllimshme.  olicia po punon për identifikimin e tyre dhe sipas ligjit të gjithë autorët do të ndëshkohen.

Ora 14:51
Zjarre masive në Lezhë, OSSHE ndërpret energjinë elektrike në disa zona për arsye sigurie

1659876863_yjarr.JPG

OSSHE ka ndërprerë energjinë elektrike për zonat e linjës Rrëshen-Kaçinar në qarkun e Lezhës, për arsye sigurie për shkak të zjarreve masive që kanë përfshirë zonat.

Pa energji elektrike kanë mbetur në Rreshen Shtufi, Kaçinari, Arrëzi, Shëngjergji, Gjinali, Qafvorrëzi, Bukmira, Simoni,  Karricaj, Shpe, Shpërdhaza.

Ndërsa në Lezhë, pa energji kanë mbetur Ungrej, Fregen, Kalur, Kalivac, Kashnjet, Gjobardhaj.

Linja do te mbahet e stakuar deri ne normalizimin e situatës dhe eleminimin e rrezikut nga zjarri, njoftoi OSSHE.

Ora 13:42
Zjarr në periferi të Fushë-Krujës, digjen disa pemë frutore dhe rrezikohen banesat (VIDEO)

 

Një zjarr në periferi në Fushë-Krujës në lagjen e Dervinëve ka përfshirë kodrat e mbuluara me shkurre e bimësi të ulët, por dhe peme frutore e pyje.

Zjarri është në afërsi të disa banesave të cilat rrezikojnë të digjen nga flakët.

Për neutralizimin e flakëve ka ndërhyrë reparti zjarrfikës i Krujës.

Ora 13:37
Zjarr i fuqishëm në Mirditë, rrezikohen banesat dhe vreshtat e rrushit

 

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në zonën e Bukmirës, në Mirditë.

Zjarri, i cili vijon të përhapet është i përmasave të mëdha. Rrezikohet që nga flakët të përfshihen banesa dhe shumë vreshta rrushi.

Ora 13:03
Zjarr i fuqishëm në kufi mes Shqipërisë dhe Greqisë, autoritetet greke po ndërhyhjnë me helikopterë (VIDEO)

 

Një vatër zjarri është aktivizuar në Piramida 17 të Kolonjës, në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Zjarri është i përmasave të mëdha pasi në atë zonë, ndodhet një pyll i përzier me bredha dhe lisa, ku flakët po favorizohen edhe nga era.

Zjarri është në zonën greke dhe po fiket me helikopterë të vendit fqinj. Ndërkohë, forcat e zjarrfikëses shqiptare janë dërguar për të qenë në gatishmëri në rast se flakët do të kalojnë në anën tonë.

Ora 11:26
Raportohen 23 vatra zjarri brenda 24 orëve të fundit, 4 vatra janë ende aktive

 

23 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, sipas Qendrës Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC.

Aktive janë vatrat në Klos, në vendin e quajtur Skarreth Ekonomia pyjore Linos-Guri i Bardhë, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll ahu. Gjatë ditës së djeshme është bërë ndërhyrja me forca zjarrfikëse për të kontrolluar dhe izoluar vatrën dhe sot do të vijojë puna për shuarjen e zjarrit.

Në fshatin Shetaj të Durrësit ka vazhduar puna në terren për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Operacioni vijon

Në fshatin Mal Bardhë në Malinë e Kurbinit zjarri ka vijuar të përhapet por me intensitet më të ulët në një sipërfaqe me shqopë, shkozë dhe dëllinjë. Kjo vatër zjarri po mbahet në monitorim.

Në Bjeshkën e Bregut në Shkodër, zjarri ka qenë problematik deri në mëngjesin e të dielës, ku janë rrezikuar stane, bagëti, blete etj., por tashmë është vënën nën kontroll.

Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 327 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 25 mjete zjarrfikëse.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lushka: 08/08/2022 09:53

    Hahahah e keni pyetur ndonjehere veten pse Po dalin kaq vatra zjarri!? Edi Rama pyete njehere z.Tahiri pse kaq zjarre ne Shqiperi!? Valle nga pakujdesia!? Apo neglizhenca!? Un besojprishja e zinxhirit ekonomik! Si ska pasur kaq vatra zjarri gjate 2013-2019 e cuditshme!? Mbase sdo ket shum prodhim e lenders magjike edhe ne nje fare menyre rebelohen kontraktuesit per mos prodhim! Po digjet shqiperi se ja Morant eksluziven se narkotive lazaratit edhe ja shperndate ne gjithe shiqperi edhe I madh e I Vogel e mbolli! Tani qe doli situata qe stop ska me edhe zjarret cuditerisht u shtuan!? Si ka mundesi!? Shpifje shpifje shpifje edhe kjo dicka e vjedhur nga (Berlusconi qe thoshte menzogne menzogne menzogne) jemi thjesht nje popull injorant per interesa personale I vejme flaken komplet territorit!

    Përgjigju
  • Ligji ri: 08/08/2022 00:20

    Ndryshim ligji kush vendos zjarr me dashje duhet minimumi burg Deri 10vjet pra nga 10 vjet Deri 25 vite ! Zjarrvenia = armbajtje pa leje apo plagosje pra njelloj duhet jetë ligji i ashpēr

    Përgjigju
  • LORA: 07/08/2022 17:13

    Para 1990-es nuk ekzistonte ky fenomen E kishte fajin diktatura ?

    Përgjigju
  • Maks: 07/08/2022 10:49

    Gjejeni ate qe ve zjarrin dhe digjani dhe ju shpine gjith ate brenda Fshataret po se mbrojten vet pyllin shteti vete ska ca te beje

    Përgjigju
    • Gjermani i fundit: 07/08/2022 23:42

      Si gjermanet qemotit, un propozoj te djegim 10 shtepi per nje pyll te djegur

  • redi: 07/08/2022 10:10

    Shume zharre si kete vit dhe vjet !A kane banoret e ketyre zonave pergjeghesi per ruajtjen e pyjeve te tyre ? Sigurisht qe po .Ka shume zona qe nuk ka zharre te cilat ne 90%jand nga dora e njeriut .Kjo ndodh se vet baniret e atyre zonave jane ndergjegjesuar per ruajtjen e prones se tyre Zharret nuk shkaktojne vetem zhdukje te pyjeve pi behen faktir per permbytjet .Ruani pyjet pastaj i jerkone shtetit ndihme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja