TIRANË - Ambasadori i Shqiperise, në Malin e Zi, Ernal Filo, i ka dhuruar libra bibliotekës së Tuzit.
Me rastin e 7 Marsit, përvjetorit të shkollës së parë shqipe, ambasadori i Republikës së Shqipërisë ka dhuruar libra të bibliotekës së tij familjare për Komunën e Tuzit, njofton ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi.
Librat u dorëzuan nga Këshilltari Elvin Islamaj, i cili mbajti edhe një fjalë përshëndetëse në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast.
"Gjuha Shqipe është themeli i identitetit dhe kulturës së kombit tonë; leximi,mbrojtja dhe zhvillimi i gjuhës janë detyrë e çdo shqiptari", theksoi përfaqësuesi i ambasadës, Islamaj. /ATSH/
/Shqiptarja.com