Maliqi ironi Ramës: Të lutem 1000 herë mos e shkarko presidentin Meta

Maliqi ironi Ramës: Të lutem 1000 herë mos e shkarko presidentin Meta

Deputeti i opozitës në parlament Lefter Maliqi është kthyer pas në vitin 2015, kjo përmes një video të publikuar në rrjetet sociale.

Në atë vit Maliqi deklaron se presidenti aktual Ilir Meta kryetar i LSI-së, mori 5 mandate deputetësh.

Bashkëngjitur kësaj video, Maliqi shpalos edhe kërkesën e tij kundrejt kryeministrit Edi Rama.

Teksa me nota ironie i ka përmendur një sërë postesh, të cilat sipas tij Rama i ka mbi krye, Maliqi i bën thirrje kryeministrit që të mos e shkarkojë presidentin Meta.

"Z.Kryeministër, Kryepolic, Kryeprokuror, Kryebashkiak, Kryekomandant, Kryediplomat, Kryerilindas, Kryekushtetues , Kryeopozitar të lutem mos u bëj dhe President, të lutem 1000 here mos e shkarko Presidentin, se po e bëre do të bien të gjitha detyrat e mësipërme."- shkruan Maliqi.

Në mbyllje, deputeti i ka bërë thirrje Ramës për reflektim, teksa i ka thënë se 85% e shqiptarëve nuk bëjnë dot një ditë plazh.

"Kthjellohu, reflekto, shijoje pasurinë që ke vënë për 20 breza ne kurriz të socialistëve të ndërshem të zhgënjyer dhe shqiptarëve që i ke katandis si mos më keq ku 85% e tyre s'bëjnë dot një ditë plazh."- thotë deputeti Lefter Maliqi.

Komenti i plotë:

Z.Kryeministër, Kryepolic, Kryeprokuror, Kryebashkiak, Kryekomandant, Kryediplomat, Kryerilindas, Kryekushtetues , Kryeopozitar të lutem mos u bëj dhe President, të lutem 1000 here mos e shkarko Presidentin, se po e bëre do të bien të gjitha detyrat e mësipërme.

Shih videon është e 2005 me cilësi jo të mirë dhe mori 5 mandate dhe në 2017 mori 19 mandate deputetesh, të lutem mos e kthe në bazë se do ta marr timonin dhe tepsinë do ja jap popullit. Mos ja plotëso dëshirën se nga 21,6% sipas teje meqënëse vet votove vet i numërove, po e shkarkove do përfundosh 11.6%.

 Kam besim se ti s'je as ironik as arrogant por je njeri që punon për popullin, po e lulëzon këtë vend me papunësi, krime, trafiqe ,korrupsion, emigrim masiv, shantazhe, kërcënime, burgosje të varfërish për energji elektike, për 3 gr droge,dhe arrestime politike, emërime nepotike me drejtues arrogant e të paaftë.

Kthjellohu, reflekto, shijoje pasurinë që ke vënë për 20 breza ne kurriz të socialistëve të ndërshem të zhgënjyer dhe shqiptarëve që i ke katandis si mos më keq ku 85% e tyre s'bëjnë dot një ditë plazh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 05/07/2019 14:00

    IK MOJ LAVIRE

    Përgjigju
  • Populli: 05/07/2019 13:26

    O Maliq tu befsha ferre shko me Meten dhe nje here,i pafytyre,lamash.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 05/07/2019 12:53

    Jemi lodhur Duke pare se si politika shqiptare mundohet te cvirgjeroje e ndergjegjes politike. Mjaft me keto bllofe

    Përgjigju
  • ERP: 05/07/2019 12:25

    Sahanlepiresit....

    Përgjigju
  • peoples: 05/07/2019 12:13

    Ky nuk ka fare intelect..Kur te behet dasem e vetja pune qe mund te beje te mbush uje per dasmoret ....Ka nje histori ky injeoranti...A e mbani mend kengen e Kozma Dushit i sponsorizuar nga ky? O Sali tu befsha ferre,mer pushtetin dhe nje here

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare